Produkte Organike Shqiptare – Tropical Shop Sjell Sigurinë Dhe Cilësinë Tek Konsumatorët

882 0

Ushqimi është një nga pikat kryesore të një shëndeti të mirë e të fortë. Ndaj dhe është e rëndësishme që produktet që konsumojmë të jenë të duhurat.

Në shumicën e rasteve u kushtohet vëmendje frutave, perimeve apo produkteve si mielli, bulmeti apo vaji.

Ndërkohë që ato që anashkalohen në përzgjedhje shumë shpesh janë erëzat, çajrat dhe së fundmi farat.

Prandaj AgroWeb.org merr shkas t’ju njohë me një kompani shqiptare e cila është fokusuar tek produkte organike dhe natyrale, që zgjedhja juaj të jetë gjithnjë e sigurt.

Tropical Shop, e cila operon prej 2 vitesh në vendin tonë, ka ndryshuar panoramën e cilësisë përsa i përket erëzave, çajrave dhe farave.

Një nga pikat mbase më të forta të këtyre produkteve lidhet me faktin se janë të prodhuara nga fermerë vendas.

Duke qenë se në tokën shqiptare rriten me dhjetëra lloje bimësh medicinale dhe erëza, themeluesit e kësaj kompanie e panë si një mundësi të artë për të promovuar vlerat e tyre.

‘Si kompani ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë produktit vendas sepse në radhë të parë kërkojmë cilësinë dhe këtë e arrijmë duke e mbikëqyrur produktin në të gjitha fazat e formimit të tij’, na informojnë drejtuesit e kompanisë Tropical Shop.

Gjithçka nis që tek mbjellja e bimëve, pasi i kushtohet vëmendje metodave që ndiqen për rritjen e tyre, në mënyrë që të jenë sa më afër natyrales.

Ekspertë të kompanisë sigurohen që materiali bimor të jetë në përputhje me standardet e higjienës ushqimore, por nga ana tjetër bashkëpunojnë me fermerë të cilët kanë njohuritë e nevojshme botanike.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e filozofisë së punës së kësaj kompanie është edhe fakti se mënyrat e grumbullimit sigurohen që të mos shkaktojnë dëmtimin e mjedisit ku rriten bimët duke garantuar kështu kushtet optimale për ripërtëritjen e llojeve të bimëve të grumbulluara.

Cilësia e erëzave, çajrave dhe farave Tropical Shop sigurohet edhe nga kujdesi që në produktin final të përjashtohet përdorimi i materialit bimor të dëmtuar.

Përsa i përket përpunimit dhe paketimit të materialit bimor, gjithçka kryhet sipas standardeve të sigurisë HACCP.

Tharja e materialit bimor është një nga metodat më të vlerësuara, e më pas paketimi i tyre me materiale që i ruajnë produktet nga lagështira bëjnë të mundur ruajtjen e vlerave të produktit final.

Pra kur ju zgjidhni një produkt Tropical Shop, jeni të sigurt që rezultatet e analizave e nevojshme ushqimore janë të gjitha sipas parametrave të duhur.

Përsa i përket produkteve si farat chia, kinoa, farat e lirit, arrë kokosi dhe shumë të tjera, kjo kompani bashkëpunon me prodhues me certifikimet e duhura nga vendet e origjinës, për të sjellë tek konsumatori cilësinë më të mirë.

Por cilat janë produktet që kjo kompani ofron për konsumatorin shqiptar?

Duke nisur që nga erëzat klasike si piperi i zi dhe ai i kuq e deri tek ato mbase më të veçanta për tregun siç janë trumza apo kumin.

Erëzat Tropical Shop përveç shijes që i japin gatimeve tuaja të ndryshme, i sigurojnë trupit tuaj edhe vlerat e nevojshme shëndetësore.

Për të kaluar tek çajrat nga bimët medicinale të cilat qetësojnë kollën, dhimbjet e kokës e madje edhe tensionin e lartë.

Ju mund të gjeni çajin e malit, kamomilit, blirit, sherbelës, trëndafilit e mollës së egër mes gamës së gjerë që kompania ofron.

Dhe mbase novacioni më i fundit është përfshirja e farave të shëndetshme në regjimin tonë ushqimor./AgroWeb.org