Mënyra E Thjeshtë Për Të Përgatitur Miellin E Qiqrave

1.9k 0

Mielli i qiqrave ofron disa përfitime të mrekullueshme për shëndetin.

Duke pasur pak kalori dhe karbohidrate, por shumë proteina dhe fibra, ai mund të ndihmojë në kontrollin e glicemisë tek njerëzit me diabet dhe mund t’ju mbajë të ngopur për më gjatë. Po ashtu ai është një zgjedhje e mirë  për njerëzit me intolerancë ndaj glukozës dhe veganët.

Ju do të përfitoni shumë vlera ushqyese nga qiqrat, duke përfshirë manganin që ndihmon me sheqerin në gjak, folatin (veçanërisht i rëndësishëm për gratë shtatzëna) dhe bakrin (thelbësor për formimin e qelizave të kuqe të gjakut).

Bërja e miellit të qiqrave është shumë e lehtë dhe është më e përballueshme se sa versioni i blerë në dyqan. Dhe nëse keni një përpunues ushqimi atëhere do të jetë akoma më e thjeshtë për tu përgatitur.

AgroWeb.org ju njeh me një recetë tepër të thjeshtë për të përgatitur miellin e qiqrave dhe disa ide se si ta përdorni këtë zëvendësues të miellit pa gluten në gatimet e përditshme.

Si Ta Përgatisni Miellin E Qiqrave

Përbërësit

1 kile qiqra të papërpunuara, të thata

Përgatitja 

Duke përdorur një përpunues ushqimi ose blender me fuqi të lartë, përpunoni qiqrat për rreth dy minuta, derisa ato të formojnë një masë të qëndrueshme.

Përdorni një sitë me rrjetë të hollë, për të hequr ndonjë copëz të madhe dhe më pas grijini ato në një mulli erëzash.

Ruajeni miellin e qiqrave në një enë hermetike.

Disa Mënyra Për  Ta Përdorur Miellin E Qiqrave Në Gatim

Ju mund ta zëvendësoni miellin e zakonshëm me miellin e qiqrave duke e përdorur në shumë receta të ngjashme.

Një mënyrë shumë e thjeshtë është duke bërë bukë. Kështu ju mund ta përdorni bukën për të bërë sanduiçin tuaj të preferuar ose ta thekni dhe ta shoqëroni me gjizë,gjalp,avokado dhe shoqërues të tjerë.

Gjithashtu mund ta përdorni në shumë receta ëmbësirash ose për të përgatitur salca të ndryshme./AgroWeb.org