E dini se një njeri ka rreth 100 mijë fije floku e 100 prej të cilave mund t’i humbasë çdo ditë?
Disa prej tyre këputen nga stilimi, digjen, dëmtohen apo bien për një mori arsyesh.
Ky problem prek një numër shumë të madh personash, e po kaq të mëdha janë dhe mënyrat që përdoren për ta ndalur.
Rënia kronike e flokëve prek rreth 70% të burrave për shkaqe gjenetike, por edhe shumë gra për shkak të mbi stilimit të vazhdueshëm të tyre.
Problemi serioz me flokët fillon kur sasia e rënies është më e madhe se kufiri që përmendëm më lart.
Askush nuk e preferon këtë, ndaj në këtë artikull AgroWeb ju tregon mënyrat e duhura se si duhet të silleni me flokët tuaj dhe nga ta filloni kurimin e plotë.
Këshillat e duhura
Mjekët sugjerojnë që rënien e flokëve ta trajtoni me rëndësinë e duhur dhe mjetet e duhura.
Kështu si fillim mund të bëni një vizitë në mënyrë që të kuptoni shkakun e vërtetë të kësaj humbje e më pas të kuroheni.
Idealja është ta trajtoni problemin nga afër që në rrënjë, pra me aplikimin e kurave direkte në flokët tuaj.
Të pyetur nga AgroWeb ekspertët e laboratorit SKIN NOVIS, thonë se mënyra më e mirë për t’i dhënë zgjidhje rënies së flokëve, është trajtimi me produkte organike.
Toksinat i dëmtojnë flokët tuaj, ndaj në çdo aspekt qëndroni larg tyre.
Mund të fokusoheni tek tre bimë që i sjellin shëndet dhe promovojnë rritjen e flokëve si hithra, bima e bishtit të kalit dhe mentja.
Gjethet e hithrës janë të pasura me silicë dhe squfur të cilat i bëjnë flokët më të shndritshëm e të shëndetshëm.
Bima e bishtit të kalit mund të përdoret nga burrat dhe nga gratë për të ndaluar rrallimin e flokëve.
Kjo bimë ndihmon në rritjen e flokëve për shkak të efekteve antioksiduese që përmban.
Mentja është një nga burimet më të mëdha të karotenit, antioksidantëve dhe antifungalëve të cilët largojnë tërësisht zbokthin.
Për fat të mirë të gjitha çfarë përmendëm më lart mund të gjendet edhe në territorin tonë.
Këto bimë medicinale trajtojnë më së miri problemin e humbjes së flokëve, në mënyrë shumë delikate e të shëndetshme.
Trajtimi bimor që i mbledh të treja
Mënyra më e mirë për të përfituar nga këto bimë siç thamë, është aplikimi i tyre drejtpërdejtë në skalp e flokë.
Përzierjen medicinale të të trejave së fundëmi mund ta gjeni në një produkt të vetëm me emrin SOLIDUM.
Ky spraj bimor është i dedikuar për të parandaluar humbjen e flokëve dhe stimuliumin e daljes së flokëve të reja.
Lufton infeksionet bakteriale të cilat mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme e të dëmtojnë flokët tuaj.
Veçanërisht infeksionet e lëkurës të cilat shkatërrojnë skalpin dhe folikulat, duke shkaktuar zbokth dhe rënie të flokëve.
SOLIDUM është i pasur me vitaminë A, kompleksin e vitminave B, vitaminën E, C dhe D.
Përmban minerale të njohura për veprimin e thellë në rrënjën e flokëve si seleni, zinku, magnezi dhe një sërë proteinash që ndihmojnë në trashjen e flokëve.
Kjo përzierje ndihmon në ushqimin me oksigjen të flokëve tuaj dhe në luftën kundër radikaleve të lira që shkaktojnë plakjen dhe dëmtimin e parakohëshëm.
Si ta përdorni?
Spraj aplikohet vetëm dy herë në javë, në flokë gjysëm të tharë pasi t’i keni larë si zakonisht.
Thani flokët lehtë me peshqir, ulni kokën poshtë dhe aplikoni SOLIDUM, duke filluar nga rrënja drejt gjatësisë së flokut.
Pasi të keni mbaruar me këtë hap masazhojeni skalpin me duar për disa momente e më pas lërini të thahen në diell nëse është mundësia ose duke përdorur një tharëse me veprim të ulët.
SOLDIUM mund të përdoret nga të dyja gjinitë në formatin SOLIDUM dhe SOLIDUM MEN.
Është një produkt ekologjik, i testuar dhe aprovuar nga mjekët me përbërës të certifikuar nga Bashkimi Evropian.
Formula delikate e tij nuk shkakton asnjë efekt anësor dhe vepron në rritjen graduale e të shëndetshme të flokëve duke forcuar rrënjën dhe parandaluar rënien e vazhdueshme./AgroWeb.org