Shtegton rreth 5 mijë kilometra – Pranvera rikthen në Shqipëri kalin e qyqes

426 0

Rikthehet në Shqipëri bashkë me pranverën kali i qyqes nga shtegtimi i gjatë prej 5000 km.

Lajmi bëhet i dituar nga Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri e cila publikoi foton e shpendit, ardhur në Shqipëri me afrimin e stinës së ngrohtë.

Ditët e ftohta të dimrit dalëngadalë janë duke u larguar për t’i lënë vendin stinës ripërtëritëse të jetës, pranverës. Ardhja e kësaj stine na tregon që shpendët tashmë janë duke filluar shtegtimin. Një ndër llojet që po përgatitet për të ardhur në vendin tonë nga kontinenti afrikan është pikërisht kali i qyqes (Neophron percnopterus).

Udhëtimi prej më shumë se 5000 km i kalit të qyqes nuk do të jetë i lehtë, por do t’i ngjasojë një fluturimi për mbijetesë, të tejmbushur me rreziqe.

Megjithatë, organizatat partnere të projektit “Jetë e re për kalin e qyqes” do të bëjnë të pamundurën që ky shpend të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi./Burimi:ATA