2.4k 0

Disa Sekrete Kuzhine që Largojnë Aromën e Fortë të Peshkut

Konsumimi i peshkut është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar proteina, vitamina dhe minerale si jodi, seleni dhe vitamina D, në regjimin tuaj ushqimor.

Por shpesh herë gjatë gatimit të peshkut ju mund të keni nuhatur aromë e tij të rëndë, e cila mund të mos jetë shumë e këndëshme.

Kjo sepse peshqit kanë në një përbërje të quajtur oksid trimetilamine (TMAO) për të duruar kripësinë e ujit dhe për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve.

Dhe kur një peshk ngordh, TMAO i tij shndërrohet në trimetilaminë (TMA), e cila prodhon aromën e pakëndëshme të peshkut.

AgroWeb.org iu sugjeron disa mënyra të thjeshta dhe të aprovuara nga dietologët, se si ta bëni peshkun të shijojë më shumë dhe të ketë një aromë më të mirë.

Shtoni argume

Ka një arsye pse shpesh peshku shoqërohet me limon.

Lëngu i limonit, duke qënë acid, reagon me TMA në peshk për të hequr aromën.

E njëjta gjë ndodh kur përdorni portokall, qitro ose uthull dhe salcë domateje.

Për të larguar aromën keqe dhe për të shtuar më shumë shije, ju mund t’i përdorni së bashku këto fruta gjatë gatimit të peshkut.

Por mënyra më e thjeshtë është duke i shtrydhur ato pak para se t’i shërbeni.

Shtoni bukë të grimcuar

Një nga mënyrat e për të rritur shijen e peshkut, është duke e panuar atë tek thërrimet e bukës.

Kjo funksionon mirë për çdo varietet peshqish, nga peshku i bardhë me shije të butë deri tek toni dhe salmoni me shije më të fortë.

Kjo mënyrë ndihmon gjithashtu për t’i bërë peshqit më tërheqës kur struktura e tyre nuk është perfekte.

Zhyteni peshkun në qumësht

Edhe pse kjo metodë mund të mos duket e shijshme, sigurisht që është efektive në largimin e aromës së peshkut.

Kur peshku zhytet në qumësht, kazeina, një proteinë që gjendet në qumësht, lidhet me TMA dhe e largon aromën  nga peshku.

Për këtë mjafton të zhysni peshqit në qumësht për 20 minuta, më pas t’i thani dhe t’i gatuani.

Shtoni peshkun në gatime të ndryshme

Ndoshta nuk është mënyra tradicionale për të shijuar peshkun, por kjo hile është padyshim e shijshme dhe krijuese.

Për shembull ju mund të shtoni proshutë të freskët salmoni në tava, vezë, makarona dhe madje edhe sallatë.

Përdorni erëza

Peshku ka tendencë të thithë erëzat mjaft mirë, gjë që mund të ndihmojë në maskimin e çdo arome të pakëndëshme.

Ju mund të përgatisni vetë një kombinim të thjeshtë erëzash duke përdorur kripë, piper të zi, hudhër ose pluhur qepësh, rigon dhe speca./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.