Mënyra E Përgatitjes Të Çajit Të Zi Me Shumë Aromë

1.7k 0

Çaji i zi bëhet nga gjethet e bimës Camellia Sinensis dhe është një burim i mirë  antioksidantësh të njohur si polifenole dhe flavonoide.

Këto antioksidantë përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ato reduktojnë inflamacionin në trup dhe në veçanti përmirësojnë shëndetin e zemrës, duke frenuar rritjen e kolesterolit të keq.

Çaji i zi është lloji më i zakonshëm i çajit në botë dhe karakterizohet nga aroma e tij e fortë dhe ngjyra e errët.

Ndër çajrat e tjerë, çaji i zi njihet për përmbajtjen e lartë të kafeinës. Nëse dëshironi të shmangni konsumin e pijeve energjike apo të kafesë, çaji i zi është një zgjedhje e shkëlqyer.

Shtimi i bimëve, erëzave ose frutave gjatë përgatitjes së çajit, mund të përmirësojë ndjeshëm aromën e tij, por edhe të shtojë më shumë vlera ushqyese.

Ky çaj jo vetëm që është shumë i shëndetshëm për organizmin tuaj, por është edhe shumë i lehtë për t’u përgatitur.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të përgatitur çajin e zi.

Hapi i parë

Vendosni gjethet e çajit ose qeskën e çajit në një filxhan çaji të ngrohur.

Ju mund të përdorni një qese çaji ose 1 lugë me gjethet e çajit, për çdo 0.2 L ujë.

Hapi i dytë

Për t’i shtuar çajit më shumë aromë ju mund të zgjidhni të shtoni disa feta xhenxhefili, gjethe nenexhiku, kanellë ose limon.

Shtojini këto përbërës direkt në filxhan, së bashku me gjethet e çajit ose qesen e çajit. 

Hapi i tretë

Në një enë shtoni ujë dhe lëreni derisa të ziejë. Më pas ujin e vluar shtojeni direkt mbi çajin dhe përbërësit e tjerë.

Lëreni çajin të qëndrojë i patrazuar, për tre deri në pesë minuta.

Hapi i katërt

Para kononsumit, kulloni gjethet e çajit me një sitë ose hiqni qesen e çajit, së bashku me përbërësit aromatizues./AgroWeb.org