Sallata e fshatit është një nga të preferuarat në Turqi dhe Greqi, por jo vetëm! Tashmë kjo sallatë është shumë e njohur dhe e preferuar në shumë vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë.
Sallata e fshatit përbëhet nga domate të freskëta, kastravecë dhe speca jeshilë, të gjithë përbërës mjaft të shëndetshëm dhe të shumtë gjatë muajve të verës.
Këto përbërës jo vetëm që do të shtojnë më shumë shije në tryezën tuaj, por edhe do t’ju falin më shumë freski gjatë muajve të nxehtë të verës.
Siç mund ta shihni përbërësit e saj janë të thjeshtë dhe të lirë, ato pothuajse nuk mungojnë kurrë në kuzhinën tuaj.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me recetën Turke të sallatës së fshatit, për më shumë shije.
Përbërësit:
2 domate
2 kastravecë
1 spec i jeshil (mund të përdorni edhe speca djegës)
1 qepë e kuqe e vogël e copëtuar
1 lugë majdanoz i copëtuar
1/4 filxhan vaj ulliri ekstra i virgjër
1 lugë gjelle uthull ( ose lëng limoni të freskët)
Kripë dhe piper i zi i bluar
1/2 filxhan djathë i bardhë i thërrmuar
Hapat që duhet të ndiqni
Pastrojini mirë perimet duke i larë me ujë të bollshëm e të rrjedhshëm dhe më pas thajini mirë ato.
Me një thikë të mprehtë, pritnini domatet në formë kubikësh.
Pasi të pastroni farat nga speci dhe të qëroni kastravecat dhe qepën, pritini të gjitha në kubikë, me të njëjtën madhësi si domatet.
Vendosni të gjitha perimet në një tas dhe më pas shtoni majdanozin.
Në një kavanoz ose në një enë tjetër, bashkoni vajin, uthullën, kripën dhe piperin dhe tundini mirë. Shtojini ato mbi sallatë.
Sipër sallatës vendosni djathin e therrmuar, ullinjtë dhe pak majdanoz të copëtuar.
Lëreni sallatën të pushojë disa minuta përpara se ta shërbeni./AgroWeb.org