Sa Zgjat Imuniteti Nga Vaksinimi Kundër COVID-19?

302 0

Studiuesit thanë seStudimi në të cilin AgroWeb.org mbështetet, zbulon se vaksinat mRNA për COVID-19 sigurojnë imunitet për të paktën 6 muaj.

Por meqenëse COVID-19 është një virus i ri, ekspertët nuk janë të sigurt nëse imuniteti do të zbehet pas kësaj periudhe.

Ekspertët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar nëse njerëzit do të kenë nevojë për një vaksinim tjetër përforcues.

Pra, ajo që mbetet ende e paqartë është se për sa kohë vaksinat parandalojnë COVID-19? A mund të jenë të nevojshme vaksinimet e rregullta përforcuese? Dhe a do të duhet të riprodhohen vaksinat për të luftuar kundër varianteve të ndryshme të virusit?

Çfarë tregojnë rezultatet e studimeve dhe parashikimet e studiuesve?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studiuesit kanë zbuluar se vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna, parandaluan 80 % të rasteve pas dozës së parë dhe 90 % pas dozës së dytë.

Mungesa e testeve pozitive COVID-19 në grupin e studimit, tregoi se vaksinat zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të virusit, nga individët e vaksinuar tek ata të pavaksinuar.

“Ka shumë prova që tregojnë se transmetimi i virusit pas vaksinimit mund të jetë shumë i ulët,” tha Dr Health Susan Bailey, një alergologe dhe imunologe e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.

Vaksina ishte 100 %  efektive kundër një prej varianteve të COVID-19, që po qarkullon gjerësisht në Afrikën e Jugut.

Një studim që përfshiu 12,000 individë të vaksinuar gjithashtu zbuloi se nuk pati asnjë shqetësim serioz me vaksinën Pfizer-BioNTech.

“Lajmi i mirë është se në raportin 6-mujor nga Pfizer, thuhet se imuniteti mbetet shumë i fortë. Dhe ne parashikojmë që ai do të vazhdojë të mbetet i tillë,” tha Bailey.

Ajo vuri në dukje se disa vaksina,  si ato të fruthit, shytave dhe rubeolës, zakonisht japin imunitet gjatë gjithë jetës. Të tjerat, të tilla si vaksina e gripit, kërkojnë një dozë të re çdo vit.

Bailey shtoi gjithashtu se vaksinat që përdoren tani, janë efektive kundër edhe varianteve të reja COVID-19. Por ndërsa koronavirusi vazhdon të shndërrohet, mund të shfaqen variante edhe më rezistente. Në këtë rast ajo parashikon që në të ardhmen mund të këtë vaksinime përforcuese./AgroWeb.org