“I nxehti ‘afrikan’ mund të rikthehet në Gusht”

357 0

Për të gjithë pushuesit në bregdet, këtë të shtunë, era do të shkaktojë det të trazuar. Sinoptikania Lajda Porja tha se dita e dielë do të jetë më e stabilizuar.

Duke folur për ‘News24’, sinoptikania tha se “i nxehti afrikan” mund të rikthehet në muajin gusht.

“Sot problematike dita do të jetë për pushuesit, pasi do të jetë një det i trazuar. Sot do të ketë pakësim të erës gjatë natës dhe do të jetë qetësim. Do të ketë rrebeshe shiu afatshkurta, si në Pogradec.

Temperaturat e larta afro 41.6% qe u shënua në qarkun e Beratit kanë qenë më të larta në këtë verë.

Moti parashikohet që deri në daten 7 të kemi temperatura të freskëta. Ndërsa në datën 9 do të ketë rritje temperaturash.

Muaji korrik do të ketë temperatura të muajit të vetë. Deri në 38 gradë. Nuk parashikohet që të kemi në korrik këto shifra, por nuk përjashtohet mundësia që këto valë të rikthehen në gusht. Deri në datën 10 moti do të jetë i kthjellët në zonat bregdetare”, -tha Porja.