Rihapet ferma e parë nënujore në botë

434 0

“Nemo’s Garden” është ferma e parë nënujore në botë, e cila sapo ka filluar prodhimin e frutave dhe perimeve pas një pushimi të gjatë.

Struktura unike me gjashtë sera nënujore u krijua në brigjet e Nolit në Itali nga ‘Ocean Reef Group’ në vitin 2012. Projekti filloi të sillte rezultate hap pas hapi dhe u rritën bimë të ndryshme si borzilok, lloje të ndryshme sallate, domate, kunguj, fasule, bizele jeshile, aloe vera, kërpudha dhe luleshtrydhe.

Gianni Fontanesi, koordinator i projektit “Nemo’s Garden” u shpreh se çdo vit po përpiqen të krijojnë mundësi për hapësira të reja ku të përfshihet kultivimi i peshkut, kultivimi i algave të detit, ose laboratorë kërkimi shkencor apo stacione nënujore për monitorimin e jetës së egër.

Në tetor të vitit 2019, projekti pësoi dëme serioze nga stuhia andaj puna kishte ndaluar madje rrezikohej edhe mbyllja e plotë e fermës nënujore.

Ekipi punoi për t’i dhënë jetë të re gjashtë serave nën ujë deri kur për shkak të kufizimeve të pandemisë, atyre iu desh ta linin habitatin të pambrojtur për muaj të tërë, ndërsa tani ferma i është rikthyer prodhimit të bimëve të ndryshme./Burimi:EuroNews