Larg Plastikës së Dëmshme dhe Papastërtive – Si të Zgjidhni Ujin e Pijshëm

741 0

E dini se 90% e shisheve plastike nuk riciklohen pas përdorimit të tyre të parë?

Mikroplastika e dëmshme e gjendur në shishet e ujit është një nga problemet parësore të ambientalistëve dhe mjekëve sot.

E ndërsa efektet negative nga ky problemjanë të shumta, ajo çfarë këshillojnë ekspertët është të bëni kujdes si në përzgjedhjen e ujit ashtu edhe të shishes.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon të gjithë hapat për të bërë zgjedhjen më të shëndetshme për organizmin tuaj.

Çfarë sugjerojnë ekspertët?

Si fillim sigurohuni që të zgjidhni material të certifikuar dhe sa më pak të dëmshëm si për ambientin ashtu edhe për organizmin tuaj.

Ekspertët rekomandojnëtë përdorni shishe prej polikabonati, një material i sigurtë dhe i certifikuar nga ekspertët.

Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet FDA, e ka konsideruar polikarbonatin si të sigurtë për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve.

Ky material ka transparecën dhe pastërtinë e qelqit, por është i pathyeshëm dhe i sigurtë në përdorim po aq sa plastika e zakonshme.

Shishet prej polikarbonati prodhohen edhe në Shqipëri ekskuzivisht nga fabrika e ujit Kond.

Fabrikat Kond 1 në Lushnje dhe Kond 2 në Vorë, janë të parat dhe të vetmet në Ballkan që e ofrojnë këtë zgjidhje cilësore në mbështetje të ambientit dhe jetesës së shëndetshme.

Lënda e parë, vjen nga kompania gjermane BAYER, lider në prodhimin e polikarbonatit, e më pas përpunohet në fabrikën Kond.

Që prej vitit 2000 kjo fabrikë ofron ujë 100% të pastër i cili kalon në një proces rigoroz përpunimi.

Një zgjidhje e sigurtë dhe ekonomike

Uji Kond merret drejtpërdrejtë nga basene natyrale, ku më pas kalon në një sistem filtrimi, përpunimi dhe ambalazhimi sipas standarteve ndërkombëtare të sigurisë.

Sistemi i avancuar i filtrimit të ujit Kond mbështet në metodën e osmozës reverse.

Kjo metodë vepron duke ruajturtë gjitha vlerat e ujit, largon klorin, kripën dhe papastëritë e tepërta.

Është i pasur me magnez dhe kalcium të cilat përfitohen nga alpet Gjermane e më pas i shtohen ujit natyral Kond.

Uji Kond përveçse i sigurtë dhe i shëndetshëm është një nga zgjedhjet më ekonomike në treg.

Çdo paketim 20 litra kushton vetëm 200 lekë dhe vjen me një pompë të posaçme falas që mund t’ja vendosni shishes tuaj sapo ta blini.

Pompa dhe aparatura në ofertë për përdorim të përditshëm Foto: Uji Kond

Në këtë mënyrë mbushja e një gote me ujë do të jetë shumë here më praktike.

Nuk do t’ju duhen as aparate të mëdha të mbajtjes së ujit dhe as koli të pafundme në shtëpinë apo biznesin tuaj.

Uji Kond vjen direkt në shtëpinë tuaj, mjafton të bëni porosinë në numrat e telefonit 0699477775 ose 0683027777./AgroWeb.org