Përfitimet Shëndetsore Të Patateve Të Ëmbla Për Sistemin Imunitar

421 0

Patatet e ëmbëla ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore dhe për shumë njerëz ato janë ushqimi i preferaur.

Por nga të gjitha përfitimet, efekti kryesor i konsumit të patateve të ëmbla, është rritja e imunitetit për shkak të beta karotenit.

Ato përmbajnë sasi të larta të beta karotenit, një lëndë ushqyese që shndërrohet në vitaminë A.

Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rritjen e përgjigjes imune të trupit ndaj disa patogjenëve, duke mbajtur larg infeksionet dhe duke na mbajtur të shëndetshëm.

Të mirat e kësaj patate i përjeton edhe sistemi tretës sepse ajo ul ndjeshëm rreziqet që vijnë nga metalet apo radikalet e lira.

Është një ide e shkëlqyer t’i shtoni pak yndyrë gatimeve tuaja me patate të ëmbël, pasi në këtë mënyrë garantoni çlirimin e plotë të beta karotenit në këtë perime.

Do të mjaftojë vetëm një minimum prej 3-5 gramë yndyrë në formën e një luge gjelle me vaj ulliri të mirë dhe magjia është gati.

Nga ana tjetër, përgatitja në avull e patateve të ëmbla ka avantazhe kundrejt zjerjes apo pjekjes në furrë për shkak se ruan më mirë vlerat ushqimore dhe garanton nivele më cilësore të sheqerit.

Patatet e ëmbla janë të pasura në antioksidantë. Gjithashtu ato përmbajnë elementë anti-inflamatorë dhe ofrojnë përmirësime të ndjeshme në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Për të gjitha arsyet e renditura më sipër, ka ardhur koha të filloni të shtoni më tepër patate të ëmbla në regjimin tuaj ushqimor!

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra se si t’i konsumoni ato.

Patate e mbushur

Shijoni një patate të ëmbël të pjekur të ngrohur, të mbushur me kos, granola dhe boronica të freskëta, për të marrë më shumë antioksidantë!

Vezë të skuqura me perime dhe patate të ëmbla

Shijoni këtë kombinim të këndshëm duke përdorur patate të ëmbla, speca, vezë dhe pançetë.

Pite tw mbushura me fasule të zeza dhe patate të ëmbla

Përdorni një patate të ëmbël dhe fasulet e zeza, për një vakt me bazë bimore. Shtoni gjithashtu qepë, piper, salcë dhe erëza.

Patate ëmbla të pjekura

Këto patate të mund të shijohen fare lehtë vetëm duke i pjekur./AgroWeb.org