COVID-19 – Çfarë Duhet Të Dini Rreth Vaksinës Sputnik Light

477 0

I emëruar sipas satelitit të Sovjetikëve, i pari i nisur në hapësirë, Sputnik V është vaksina Ruse, e cila merret me anë të dy dozave.

Por në fund të muajit të kaluar, vendi njoftoi gjithashtu se do të fillonte edhe qarkullimin e vaksinës Sputnik Light.

Përparësia që ka ky version mbi versionin standard, është se kjo vaksinë përbëhet vetëm nga një dozë dhe është shumë efikase në rastin e një shpërthimi akut të COVID-19.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, efikasiteti i Sputnik Light është rreth 79.4% dhe ka një kosto më të ulët.

Dhe duket se mund të zgjidhë sfidën e imunizimit të grupeve të mëdha të njerëzve në një periudhë më të shkurtër kohore sesa Sputink V.

Efektet negative që njerëzit kanë raportuar pas marrjes së Sputnik Light janë, të ngjashme me ato të vaksinave të tjera COVID-19. Ato përfshijnë:

dhimbje e lehtë në vendin e injeksionit

ethe

dhimbje koke

lodhje

dhimbje e muskujve

Aktualisht, nuk ka asnjë burim të besuar që vërteton se kjo vaksinë shkakton koagulimit të gjakut, që njerëzit kanë raportuar në lidhje me vaksinat Oxford-AstraZeneca dhe Johnson & Johnson COVID-19.

Përse ekzistojnë dyshime rreth vaksinave Sputnik?

Edhe pse Sputnik V është autorizuar për përdorim në 69 vende dhe Sputnik Light është autorizuar vetëm në 10 vende, asnjë nga këto vaksina nuk ka marrë autorizim për përdorim urgjent nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) ose Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Ekziston një skepticizëm rreth sigurisë së vaksinave Sputnik për shkak të mungesës së dukshme të të dhënave nga provat klinike.

Edhe pse zhvilluesit e vaksinave kanë publikuar të dhënat e provës, ekspertët u shprehën se ka një mungesë transparence dhe mospërputhje në lidhje me të dhënat e raportuara.

E ardhmja e vaksinave Sputnik

Duke përdorur versionin me dy doza të Sputnik, autoritetet shëndetësore kanë vaksinuar plotësisht rreth 8 milion njerëz në Rusi.

Sidoqoftë, Rusia është tani e gatshme të fillojë një program zyrtar të ri-vaksinimit për shkak të një rritje të rasteve dhe përhapjes së variantit delta.

Sputnik Light do të shërbejë si përforcues për rusët që morën versionin me dy doza.

Megjithatë, Sputnik V do të mbetet vaksina kryesore COVID-19, në Rusi.

Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, kanë nisur një provë që do të zhvillohet në Rusi.

Kjo provë do të vlerësojë nëse përzierja e dozave të vaksinës së tyre dhe Sputnik V mund të sjellë më shumë përfitime.

Për më tepër, disa studime po zhvillohen në vendet që kanë miratuar vaksinat Sputnik.

Këto përpjekje pritet të japin një përgjigje më të saktë të sigurisë së Sputnik V dhe Sputnik Light./AgroWeb.org