Standardi Global GAP hap dyert e fruta-perimeve Shqipëtare në tregjet e Evropës

708 0

Me afrimin e sezonit të vjeshtës grupet e fermerëve dhe eksportuesit e fruta-perimeve duhet të jenë të përgatitur për të kënaqur kërkesën e tregjeve të Evropës në sasi dhe cilësi. Në lidhje me cilësinë, standardi më i preferuar si kërkesë bazë për eksport në tregje të zhvilluara të Evropës është Global GAP. Ky standard ka përmirësuar imazhin e Shqipërisë në Evropë duke mundësuar rritje të volumeve të eksporteve por edhe çmime më të mira.

Sezoni i vjeshtës është sezoni ku kërkesa e tregjeve Evropiane për fruta-perimet shqipëtare rritet ndjeshëm krahasuar me sezonin e parë. Mbi 20 mijë ton domate eksportohen në vendet e BE-së gjatë periudhës Shtator-Nëntor duke përbër rreth 60% të sasi totale vjetorë të eksporteve. I njëjti trend ka vazhduar edhe për vitin 2020. Çertifikimi Global GAP ka luajtur një rol të rëndësishëm në maksimizimin e këtij avantazhi për eksportuesit Shqipëtar të cilët fal çertifikimit Global GAP kanë arritur në tregje me vlerë të lartë.

Gjatë dy viteve të fundit janë shtuar ndjeshëm subjektet e çertifikuara më standardin Global GAP. Kjo i ka mundësuar eksportuesve Shqipëtar çmime më të mira shitje. Sipas Eurostat, në vitin 2019 domatja Shqipëtare u eksportua në BE më një çmim mesatar prej 0.42 Euro, ndërsa në vitin 2020 më një çmim prej 0.55 Euro.  Kjo rritje e ndjeshme e çmimit mesatar të shitjes përkon më shtimin e subjekteve të çertifikuara me Global GAP vitet e fundit duke nxjerr në pah rëndësinë e këtij standardi për të hyrë në tregjet Evropiane dhe për të përfituar çmime më të mira.

Për të gjithë ata eksportues që dëshirojnë të çertifikohen për herë të parë me standardin Global GAP, tani është momenti për të filluar përgatitjet për të qënë të çertifikuar në Shtator dhe ta shfrytëzojnë çertifikatën për të fituar kontrata të reja më çmime më të mira në Evropë. Kjo periudhë është e rëndësishme edhe për ata eksportues të çertifikuar të cilëve ju skadon çertifikata në Shtator/Tetor, për të nisur përgatitjen në mënyrë që të mos kenë periudha të gjata pa çertifikatë ndërkohë që sezoni i rëndësishëm afrohet.

Veçanërisht sukses kanë pasur ata eksportues që kanë zbatuar çertifikimin në grup, i cili ka kosto më të ulët, forcon marrëdhëniet me fermerët dhe preferohet më shumë nga tregjet Evropiane pasi përfshin ngritjen e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ku eksportuesi bashkëpunon me fermerët.

Duke pasur parasysh bujqësinë e fragmentarizuar në Shqipëri me fermë mesatare 1.2 ha e ndarë në 3-4 parcela të ndryshme, çertifikimi në grup është alternativa e vetme e qëndrueshme për të nxitur bashkëpunimin dhe promovuar eksportet në tregje të zhvilluara perëndimore.

CBS është kompania lider në tregun Shqipëtar përsa i përket konsulencës për implementimin e standardit Global GAP. Që prej vitit 2015, CBS ka asistuar me dhjetra prodhues dhe eksportues të fruta-perimeve të çertifikohen dhe tashmë ata eksportojnë në vende të zhvilluara dhe kanë krijuar marrëdhënie të

qëndrueshme. Përveç shërbimit profesional dhe serioz në ngritjen e standardit CBS i ndihmon klientët e saj në përgatitjen e strategjive të eksportit, pjesëmarrjen dinjitozë në panaire dhe identifikimin e blerësve potencial.

Të gjitha kompanitë e interesuara që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth Global GAP dhe të implementojnë atë në kompanitë e tyre mund të kontaktojnë CBS në kontaktet e mëposhtëme:

Ergent PIRE – Menaxher i Shërbimeve për Agrobiznesin

Tel: 0676041380

Email: ergent.pire@cbs.al

Lulëzim Kadiasi – Ekspert për standardin Global GAP – 0696031308

Tel: 0696031308

Email: lulezim.kadiasi@cbs.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.