Petulla Me Oriz Dhe Mollë – Të Veçantat e Mëngjeseve Të Festave

826 0

Kjo është një nga ato receta që përgatiten me shumë thjeshtësi e që shijojnë shumë.

Në të vërtetë është një përzierje orizi, qumështi dhe mollësht, të mbuluara me sheqer të grimcuar dhe të shoqëruara me mollë të skuqura e të aromatizuara me mjaltë dhe kanellë.

AgroWeb.org ju sugjeron të provoni petullat me oriz dhe mollë për të kënaqur nepsin tuaj, të familjes ose të miqëve tuaj.

Përbërësit

300 gr oriz

500 g mollë

1 l qumësht

90 g sheqer

4 vezë

Lëkurë e një kokrre limoni

Kripë dhe sheqer për shije

Për mollët e skuqura:

500 g mollë

100 g mjaltë ose reçel

Vaj

Kanellë e bluar për shije

Përgatitja

Për të bërë petullat me oriz dhe mollë, fillimisht lani dhe prisni mollët në kubikë prej rreth 2 cm, pa i qëruar.

Në një tenxhere hidhni qumështin, lëkurën e limonit dhe sheqer.

Hidhni pak kripë për shije, shtoni orizin dhe më pas mollët.

Gatuajeni në zjarr mesatar për rreth 40 minuta, duke i përzier shpesh përbërësit.

Kur masa të jetë mpiksur, hiqni lëkurën e limonit dhe transferojeni në një enë pjekjeje.

Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni të ftohet.

Ndërkohë vazhdoni me skuqjen e mollëve.

Lani dhe prisni mollët në feta të holla por pa i qëruar.

Skuqni mollët në një tigan. Pasi mollët të marrin një ngjyrë kafe të lehtë shtoni mjaltin dhe kanellën dhe lëreni në zjarr të ulët për rreth 15 minuta.

Rrihni 4 vezë me rrahësen elektrike dhe kur ato të fryhen dhe të shkumëzohen, shtoni pak e nga pak masën e orizit dhe vazhdoni t’i përzieni për të përftuar një përzierje homogjene.

Tani mund të vazhdoni me skuqjen e petullave në vajin e nxehur paraprakisht.

Skuqini 4-5 toptha nga masa e përftuar derisa të marrin ngjyrë kafe të artë, më pas kullojini dhe kalojini në një letër kuzhine në mënyrë që të largoni vajin e tepërt.

Kur të gjitha petullat të jenë gati zhytini në sheqer të grimcuar për t’i mbuluar në mënyrë të barabartë.

Petullat tuaja me oriz dhe mollë serviren ende të nxehta dhe shoqërohen me mollët e skuqura dhe mjaltë.

Nëse preferoni, ju mund t’i shoqëroni edhe me reçel./AgroWeb.org