Sa viruse ka në planetin tonë? – Zbuloni faktet e reja

519 0

Është vërtet e pamundur të thuhet se sa viruse ekzistojnë, por sigurisht që ka shumë më tepër nga sa mund të imagjinojmë, shkruan faqja dedikuar shkencës focus.it.

Në fakt, vlerësohet se vetëm në oqeane ka një numër me 31 zero grimca virale, që do të thotë 10 miliardë herë më shumë se numri i vlerësuar i yjeve në Univers.

Për të mos folur për të gjithë ata që janë mbi dhe nëntokë.

Variantet e viruseve

Nga kjo sasi e madhe shkencëtarët kanë kataloguar dhe emëruar zyrtarisht vetëm 9 110 specie, tipike ato që shkaktojnë sëmundje dhe në çdo rast janë më të lidhura me ne qeniet njerëzore.

Megjithatë, vitet e fundit, falë gjenetikës, ne jemi dëshmitarë të një rritje të klasifikimit të këtyre formave në kufijtë e jetës (jo të gjithë i konsiderojnë viruset midis qenieve të gjalla, sepse ato nuk kanë mundësi të funksionojnë dhe të riprodhohen, përveçse brenda një qelizë).

Infeksionet

Por, si riprodhohen dhe përhapen viruset? Në praktikë, viruset përdorin metoda të ndryshme për të depërtuar në qeliza dhe për t’i përdorur ato për t’u riprodhuar.

Në qelizën e prekur, viruset nganjëherë riprodhohen duke e ”vrarë” atë dhe duke vazhduar të sulmojnë qelizat e tjera në trup. Prandaj, në këtë mënyrë, infeksioni përhapet derisa i gjithë organizmi pritës të sëmuret./Burimi:ATA