Edhe Sa Do Të Zgjasin Rreshjet e Shiut?

456 0

 Vendi ynë këtë të martë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Hera herës do ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ne relievet malore në lartësi 400 metër në verilindje dhe 800 metër në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e mesatar. Në pjesën e dytë të ditës në veri dhe pjesërisht në qendër do të ketë edhe intervale kthjellimi.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pas mesdite era kthen drejtim veri-verilindje dhe intensifikohet deri 18-25 m/sek, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 4-6 ballë. /Burimi:Top Channel

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër7/11  re shi diell
Kukës4/7  re shi/bore
Lezhë8/12  re shi diell
Dibër3/7  re shi/bore
Durrës8/13  re shi diell
Tiranë9/12  re shi diell
Elbasan5/11  re shi
Berat7/14  re shi
Vlorë7/14  re shi diell
Korçë3/6  re shi/bore
Gjirokastër2/10  re shi
Sarandë7/13  re shi