Receta e Mrekullueshme e Pulës me Turmerik

826 0

Nëse ju pëlqejnë pjatat e mishit me shije dhe aromë të fortë, receta e sotme do të jetë perfektja për ju.

Mishi i butë i pulës, i marinuar me turmerik, një erëz shumë aromatike, do të jetë një pjatë që do ta konsumoni me dëshirë në çdo vakt.

Do t’ju duhen vetëm pak minuta dhe do të keni në tavolinë gati për servirje këtë pjatë të mrekullueshme.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj pjate duke ndjekur këshillat e AgroWeb.org.

Përbërësit (për 4 persona)

  • 450 g gjoks pule
  •  2 lugë gjelle vaj ulliri
  •  3 lugë gjelle lëng limoni
  •  1/2 lugë çaji piper djegës
  •  1/2 lugë turmerik i bluar
  •  2 lugë çaji rozmarinë
  •  1/2 thelpi hudhër
  •  2 lugë gjelle gjalpë i kripur

Përgatitja

Filloni përgatitjen e kësaj recete duke ngrohur paraprakisht furrën.

Më pas kaloni tek pastrimi i mishit të pulës dhe prerja në copa.

Në një enë të përshtatshme kombinoni vajin, lëngun e limonit, turmerikun, rozmarinën, hudhrën, kripën dhe piperin.

Pasi t’i keni përzier mirë përbërësit e mësipërm, shtoni në enë edhe copat e pulës për t’i marinuar mirë. Mbulojini dhe lëreni enën mënjanë.

Pasi të jetë gati për t’u gatuar, vendosni copat e pulës në tavën e pjekjes, në të cilën të jetë shtruar një letër për pjekje.

Vendoseni tavën në furrë dhe gjatë kohës së pjekjes kontrolloni herë pas here copat e misht duke i kthyer nga të dyja anët.

Piqini përreth 15 apo 20 minuta derisa mishi të zbutet plotësisht dhe të marrë ngjyrën e artë të pjekjes.

Në fund kur copat të jenë pjekur hiqini dhe lyejini me gjalpin e shkrirë.

Pjata serviret e ngrohtë./AgroWeb.org