Fobia Nga Plakja – Simptomat, Shkaqet Dhe Çfarë Mund Të Bëni

603 0

Shpesh kur mendojmë për plakjen, shqetësimi dhe mendimet negative rreth saj janë ato që na përshkojnë mendjen.

Të përjetosh shqetësime të tilla, është diçka normale, por për njerëzit që zhvillojnë fobi rreth këtij mendimi gjërat ndryshojnë.

Fobia e quajtur Geraskofobi, është një shqetësim serioz dhe i frikshëm, aq sa mund të shkaktojë edhe dëme mendore e fizikike.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh më tepër me këtë lloj fobie dhe si të përballeni me të.

Cilat janë shenjat e fobisë nga plakja?

Simptomat imitojnë ato të një sulmi ankthi ose një çrregullimi të vazhdueshëm ankthi dhe përfshijnë:

Çrregullimet e ritmit të rrahjeve të zemrës

Nervozizëm

Probleme me frymëmarrjen

Djersitje e tepruar

Të dridhura

Dhimbje trupi

Probleme me tretjen

Përveç simptomave fizike, disa sjellje të zakonshme tek këtë individë janë:

Shmangia e njerëzve ose aktiviteteve që mund të shkaktojnë frikën e plakjes

Përdorimi i tepërt i trajtimeve kundër plakjes

Shmangia e aktiviteteve që mund të çojnë në përkeqësim fizik ose konsumim të trupit

Çfarë e shkakton Geraskofobinë?

Ekspertët ende nuk e dinë nëse ekziston një element gjenetik që lidhet me geraskofobinë, apo nëse është një sjellje e kushtëzuar ose e mësuar.

Por për ta, idetë që keni për plakjen ndikojnë në mënyrën se si ndiheni dhe veproni.

Mesazhet negative

Shoqëria moderne, veçanërisht media sociale, përcjell besime negative dhe rrënjos pasiguri të thella rreth këtij procesi kaq natyral.

Të tilla janë shqetësimi i të qenit i padëshirueshëm, i padenjë ose i padobishëm.

Paragjykimi në vendin e punës

Edhe pse ligjet i mbrojnë teknikisht njerëzit nga ky diskriminim në vendin e punës, paragjykimet rreth moshës ende i vënë në disavantazh më të vjetrit.

Presioni nga industria e bukurisë

Shoqëria moderne e sheh plakjen si të ishte sëmundje, sepse dëshiron që ju të blini ilaçe, kremra dhe t’i nënshtroheni procedurave të shtrenjta dhe të dhimbshme, për të zhbërë atë që natyra përfundimisht do të na bëjë të gjithëve.

Ditëlindjet ose përvjetorët e vdekjes

Ngjarje të tilla mund të shkaktojnë geraskofobi, sepse këto evente na kujtojnë plakjen dhe brishtësinë e jetës.

Përvoja personale ose mungesa e tyre me njerëzit e moshuar

Largimi nga jeta i njerëzve, të cilët mund të jenë gjyshërit apo të tjerë të afërm, mund të jetë një faktor që ju bën ta shihni me frikë këtë proces.

Nga ana tjetër edhe mungesa e kontaktit të rregullt me ​​të moshuarit, mund të krijojë perspektiva paragjykuese për plakjen.

Si mund të ndikojë geraskopobia në shëndetin tuaj mendor dhe fizik?

Hulumtimet kanë treguar se perceptimet negative rreth plakjes lidhen me një rrezik më të madh të depresionit dhe stresit.

Geraskofobia, në rastet më të rënda mund të çojë në vetëizolim.

Për shembull, një person mund të shmangë një ditë në plazh, pasi nuk do ta ekspozojë lëkurën ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Sepse kjo do ta çojë në plakje të parakohshme të lëkurës.

Por kjo sjellje vetëm sa e përkeqëson problemin, sepse mbajtja e lidhjeve shoqërore kuptimplotë është jetike për shëndetin dhe mirëqenien mendore

Po ashtu njerëzit me këtë lloj fobie mund të zhvillojnë zakone jo të shëndetshme të të ngrënit.

Si përfundim, hulumtimi tregon se njerëzit që i besojnë stereotipet negative rreth moshës mund të përkeqesojnë mirëqenien e shëndetit fizik dhe mund të jetojnë mesatarisht shtatë vjet e gjysmë më pak./AgroWeb