Depresioni Dhe Obeziteti Tek Të Rinjtë – Çfarë Tregojnë Studimet

466 0

Në rezultatet e hulumtimeve ku AgroWeb mbështetet, u vu re se një pjesë e mirë e adoleshentëve obezë kishin edhe depresion. Gjendja shoqërohej me disa komponentë të sindromës metabolike.

Sindroma metabolike është një sëmundje që lind nga rezistenca ndaj insulinës. Ajo përfshin një kombinim të faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës, diabetin, mëlçinë yndyrore dhe disa lloje kanceri.

Studimet e mëparshme kanë treguar se pasojat e obezitetit përkeqësohen edhe më tepër nga depresioni tek të rriturit. Por një lidhje e tillë nuk ishte studiuar ende tek adoleshentët obezë.

Sipas ekspertëve, stresi dhe zakonet e këqija në mënyrën e jetesës, janë shkaqet kryesore të obezitetit dhe shfaqjes së depresionit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me rezutatet e studimit më të fundit rreth lidhjes mes depresionit dhe obezitetit tek të rinjtë.

Çfarë tregoi studimi

Në studimin të cilit AgroWeb.org i referohet, studiuesit shqyrtuan të dhënat e 160 adoleshentë obezë.

Qëllimi ishte krahasimi i prevalencës së komponentëve të sindromës metabolike tek të rinjtë obezë me dhe pa depresion të diagnostikuar.

Adoleshentët që raportuan lodhje gjatë ditës ose probleme me gjumin, dhe ata që raportuan se hanë jashtë shtatë ose më shumë herë në javë, ishin më të rrezikuarit ose të prekurit nga obeziteti dhe depresioni.

Rezultatet e tyre përfshinin një peshë të madhe trupore, një përqindje të lartë e yndyrës, të presionit të gjakut dhe insulinës

Edhe pse gjetjet e studimit ishin të kufizuara nga pjesmarrja relativisht e vogël, ato sugjerojnë se depresioni është i zakonshëm dhe shpesh i nëndiagnostikuar tek adoleshentët obezë.

Sipas studiuesëve trajtimi i depresionit duhet të jetë pjesë e menaxhimit të obezitetit.

Studimi aktual është i rëndësishëm për shkak të rritjes së përgjithshme të obezitetit, tek fëmijët dhe adoleshentët.

Ritmet në rritje të obezitetit gjatë dekadave të fundit, po shfaqin sëmundje ‘të rriturish’ tek moshat e reja.

Këto sëmundje përfshijnë diabetin e tipit 2, presionin e lartë të gjakut dhe tashmë edhe depresionin.

Rezultatet janë një thirrje zgjimi për nevojën për parandalim dhe trajtim më të mirë të obezitetit tek adoleshentët./AgroWeb.org