Aktiviteti Perfekt Për Rritur Rezistencën – Këshilla Si Ta Filloni Në Mënyrën E Duhur

421 0

Sigurisht që për të humbur disa kilogramë ju mund të vraponi, të pedaloni ose thjesht të ecni.

Por nëse keni mundësi të praktikoni notin atëherë mos i humbisni benefitet e shumta që ofron ai.

AgroWeb.org ju jep disa këshilla për ato çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni këtë rutinë stërvitore dhe cilat janë përfitimet që ofron.

Përpara se të filloni notin mbani mend…

Fillimi i këtij aktiviteti fizik kërkon pak më shumë praktikë sesa thjesht të armatoseni me syze të reja dhe rrobabanjo.

Do t’ju duhet pak kohë sa të mësoni e të përshtateni siç duhet me të gjitha lëvizjet dhe intensitetin që ky sport kërkon. Prandaj është e rëndësishme të jeni të durueshëm.

Qëndroni të sigurt ndërkohë që notoni

Ashtu si çdo aktivitet sportiv, noti ka disa rreziqe për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm.

Ndjekja e disa këshillave të thjeshta, që trajnuesi juaj do t’ju japë mund t’i reduktojë këto rreziqe.

Ndërsa AgroWeb.org iu sugjeron të mos harroni të merrni me vete edhe një shishe me ujë.

Për shkak se jeni zhytur në ujë, mund të mos e vini re se po djersisni dhe kjo mund t’ju dehidratojë. Gjë që mund të shkaktojë shqetësime të padëshiruara në shëndet.

Kaloni në një nivel më të vështirë

Pasi të keni hyrë në rutinën e notit, është koha që të t’i çoni gjërat në një nivel më të lartë.

Disa ndryshimeve të vogla si drejtimi i gishtave të këmbëve dhe zgjatja e krahëve, do t’ju ndihmojë të vini më shpejt në formë duke rritur rezistencën tuaj.

Pse noti është kaq i mirë për shëndetin?

Noti jep përfitime në shëndetin mendor dhe fizik.

Ai vë në punë të gjithë muskujt e trupit, djeg kaloritë dhe gjymtyrët tuaj nuk kanë pse të mbingarkohen duke mbajtur peshën e trupit.

Është një aktivitet që bën zemrën të pompojë fort, lehtëson stresin falë mënyrës së frymëmarrjes që është e ngjashme me meditimin.

Noti është një aktivitet që mund të bëhet pothuajse në çdo moshë, gjë që është edhe më tërheqëse kur merret parasysh fakti se njerëzit që notojnë rregullisht priren të jetojnë më gjatë./AgroWeb.org