6 Lloje Ushqimesh që Mund të Konsumoni për të Lehtësuar Simptomat që lë Alkooli

1.1k 0

Mbas një nate gjatë të cilës keni festuar me miqtë dhe keni konsumuar shumë alkool, hidratimi është ajo çka ju vjen në mendje dhe çka trupi arsyeshëm kërkon.

Faza e detoksifikimit nga alkooli i tepërt, mund të zgjasë disa ditë. Për fat të mirë krahas hidratimit ju mund të konsumoni edhe disa ushqime që do të ndihmojnë organizmin të rikuperohet më shpejt.

AgroWeb i rendit ato më poshtë.

Frutat dhe perimet

Për shkak të sasisë së lartë të fibrave, frutat dhe perimet treten ngadalë, gjë që ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.

Frutat përmbajnë sheqer, i cili mund të përmbushë dëshirën për diçka të ëmbël pa rënduar shumë stomakun. Ato ju hidratojnë dhe janë të mbushura me vitamina dhe antioksidantë.

Konsumojini siç janë ose përgatisni një pije duke përfshirë manaferrat, agrumet, pjeshkët, pjeprin dhe bananet.

Drithërat integrale

Karbohidratet janë shumë të mira për fazën e rikuperimit pasi ato sigurojnë energji dhe vitamina.

Drithërat integrale si tërshëra, orizi kaf dhe buka e grurit janë të pasura me fibra, të cilat janë të mira për sistemin tretës.

Ushqimet që përmbajnë vitaminë B

Konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton humbje të vitaminës B, prandaj është e rëndësishme ta furnizoni trupin tuaj.

Disa nga ushqimet e pasura me vitaminë B janë salmoni, mishi i shpendëve, bulmeti, preimet gjethe gjeshile, fasulet, thjerrëzat dhe drithërat.

Proteinat me pak yndyrë

Lëngu i kockave mund të jetë një burim i mirë proteinash për ata që nuk mund të konsumojnë ushqim. Një supë me lëng mishi do të ishtë një zgjedhje perfekte.

Ndërsa për ata që munden, burimet e mira të proteinave përfshijnë prodhimet e detit, mishi i shpendëve, vezët dhe thjerrëzat.

Piperi i kuq

Piperi i kuq mund të reduktojnë njdesinë e të përzierave dhe dhimbjes së kokës, duke përmirësuar tretjen.

Omega-3

Yndyrnat e shëndetshme reduktojnë inflamacionin, stabilizojnë gjendjen dhe përmirësojnë funksionet e trurit.

Salmoni, arroret, farat chia dhe farat e lirit janë të pasura me omega-3.

Këto janë disa grupe ushqimesh që do të ndihmojnë trupin të rimarrë çdo vitaminë apo mineral të humbur, duke lehtësuar simptomat e padëshiruara që teprimi me alkoolin lë.

Por në rastet kur simptomat e janë potencialisht të rrezikshme, mund të jetë i nevojshëm detoksikimi mjekësor. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.