8 Sekretet e Pjekjes të Një Pastiçieri, që Duhet t’i Dini

846 0

Dëshira për tu aftësuar nëse dëshironi të bëni biskotat, tortën apo pastat përfekte në shtëpi, është gjithmonë e pranishme edhe nëse nuk jeni një pastiçier profesionist.

Ata që studiojnë artin e kuzhinës në shkollë, mësojnë se ka shumë teknika që mund të përdoren në krijimin e teksturave, shijeve dhe pamjes së një ëmbëlsire.

Kjo njohuri u siguron atyre shumë sekrete dhe truke të lakmuara nga çdo kush.

Për fat të mirë, nuk keni nevojë të regjistroheni në një shkollë të tillë për të zbuluar disa sekrete vërtet të dobishme.

Kjo pasi AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me tetë sekretet e një pastiçieri që duhet të dini dhe të filloni t’i vini menjëherë në funksion.

Parapëragtisni gjithmonë përbërësit

Ndryshe nga përgatitja e një vakti të rregullt, ku pak kripë shtesë nuk është një problem i madh, ëmbëlsirat kërkojnë matje të sakta, sepse çdo përbërës mund të ndryshojë plotësisht rezultatin e recetës.

Gjithashtu kjo metodë përshpejton kohën e pjekjes dhe ju keni mundësinë të kontrolloni dy herë recetën tuaj dhe të mos harroni asgjë.

Ngrohni thikën

Kur keni të bëni me servirjen e një torte ose një ëmbëlsire kremoze, ekspertët e kuzhinës sugjerojnë të ngrohni nën ujë të rrjedhshëm thikën me të cilën do prisni ëmbëlsirën. Kështu prerja do të jetë më e pastër dhe e saktë.

Mos e hapni kurrë furrën gjatë pjekjes

Mbajeni derën e furrës të mbyllur me çdo kusht, sepse sa herë që dera hapet, ju ngadalësoni kohën e gatimit dhe rrezikoni që pjekja të mos bëhet në mënyrë të barabartë.

Përdorni një vizore

Disa receta pastiçerie mund të kërkojnë që brumi të hapet në një gjerësi ose gjatësi të caktuar. Për të siguruar saktësinë, mbani një vizore pranë dhe kontrolloni punën tuaj.

Jepini kohë brumit të biskotave që të qetësohet

AgroWeb.org rekomandon ta lini brumin e biskotave të qëndrojë në frigorifer për 24 orë (ose më shumë) në mënyrë që të pushojë dhe të thahet pak përpara se të piqet. Kjo u jep biskotave tuaja një shije dhe cilësi më të mirë.

Pizëza mund të jetë sekreti më i vlefshëm i një torte

Një nga sekretet më të mëdha të pjekjes është se ju mund të përdorni pipëzat plastike për t’i vendosur në qendër të tortës. Kështu ëmbëlsirat me shumë shtresa do të qëndrojnë drejtë gjatë dekorimit.

Përdorni letrën e pjekjes

Është e sigurt të thuhet se askush nuk kënaqet me pastrimin pas një tave pjekjeje.

Këtu hyn në lojë letra e pjekjes, e cila ju ndihmon të punoni pastër dhe të mos lejoni që ëmbëlsira që po përgatisni të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me tavën.

Mund të përmirësojë gjithashtu procesin e pjekjes dhe produktin përfundimtar. /AgroWeb.org