Si Të Përdorni Stiluesit Me Nxehtësi Pa Dëmtuar Flokët Tuaj

948 0

Falë shpikjes së stiluesëve të flokëve me nxehtësi, ju nuk keni më nevojë të luftoni para pasqyrës me një furçë dhe tharëse. Këto mjete ofrojnë pamjen që ju dëshirmoni me më pak mundim.

Në fund të fundit popullariteti i tyre është një dëshmi e efikasitetit që kanë. Por, pavarësisht rezultateve mbresëlënëse, këto mjete duke qenë se përdorin nxehtësinë, duhet të përdoren me kujdes.

AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla të vlefshme për t’i përdorur ato në mënyrën më të sigurtë.

Sa shpesh duhet t’i përdorni?

Përdorimi i shpeshtë i një stiluesi të tillë mund të dëmtojë flokët tuaj, prandaj këshilla më e mirë është t’i përdorni sa më rrallë të mundeni dhe jo në përditshmëri.

Gradimi i nxehtësisë

Shumica e individëve, përdorin nxehtësië në nivelin më të lartë që paisja e tyre ofron. Gjë që shkakton dëmtime të mëdha në flokë dhe mund të çojë edhe në rënien e tyre. Ndaj këshilla më e mirë është të përdorni gradacionet e ulta.

Si të përgatisni flokët tuaj përpara se të përdorni një stilues me nxehtësi

Filloni duke tharë flokët

Nëse sapo jeni larë, hapi i parë që duhet të bëni është t’i thani flokët mirë me peshqir dhe të përdorni tharësen sapo majat të jenë tharë plotësisht. Si rregull i përgjithshëm, duhet të shmangni përdorimin e stiluesëve kur flokët janë ende të lagur dhe pikojnë.

Aplikoni një mbrojtës ndaj nxehtësisë

Mbrojtësi nga nxehtësia është i detyrueshëm, pasi produkti vepron si një mburojë dhe zvogëlon ndikimin që nxehtësia mund të ketë në flokët tuaj.

Ndani flokët në seksione

Përpara se të përdorni stiluesin tuaj, ndani flokët në mënyrë të tillë që të mos keni nevojë t’i kaloni disa herë në të njëjtën zonë. Këshillohet që t’i ndani flokët në katër seksione dhe lëvizja të fillojë nga rrënja e flokut në drejtim të majave.

Gabimet që duhen shmangur

Mos e mbani tharësen shumë afër flokëve tuaj për një periudhë të gjatë kohore.

Mos i thani flokët në drejtim të kundërt, por gjithmonë nga rrënja në majë. /AgroWeb.org