754 0

Uljet e Nëntorit në Elektroshtëpiake – Çfarë Mund të Gjeni në Treg Për të Kursyer Energjinë

Një frigorifer LIEBER CBNes 5778, parashikojë të harxhojë vetëm 187 kilovat për orë në vit në shtëpinë tuaj.

Nëntori është një nga muajt më të spikatur të vitit për ulje të produkteve sezonale ose jo.
Prej shumë vitesh edhe ne vendin tonë, praktikohet “Black Friday” e njohur si “E Premtja e Zezë” ku të tregtarët zgjedhin të ulin çmimet e produkteve të tyre në maksimum.

Duke qenë se jemi në prag të kësaj fundjave uljesh, AgroWeb ju rendit disa produkte me ulje që mund t’ju interesojnë para se nisin rradhët e gjata në dyqane e qendra tregtare.

Çfarë mund të gjeni në treg?

Nga një vëzhgim në dyqanet më të mëdha të tregtimit të elektroshtëpiakeve në vend Neptun dhe GLOBE, ato që bien në sy janë uljet në frigoriferë, furra dhe elektroshtëpiake të tjera të mëdha.
Dimri është periudha ku me siguri këto dy paisjen përdoren edhe më shpesh për shkak të festave të një pas njëshme.
Nëpërmjet këtij vëzhgimi ju mund të zgjidhni alternativën më të mirë për ju në bazë të çmimit dhe parametrave dhe shpenzimit të energjisë.
Në këtë krahasim ne do të përballim katër produkte nga të dy këto qëndra që kanë pësuar ulje çmimi, duke nisur nga më të lirat tek më të shtrenjtat.

Çmimi më i ulët

Një frigorifer të vogël të firmës Hobart në Neptun e gjeni me 39% ulje.
Ky frigorifer është i përshtatshëm për ruatjen e ushqimeve për një kohë të gjatë dhe jo për përdorim të përditshëm për shkak të funksioneve të tij të sepcifikuara në ngrirje si dhe madhësisë.

Ka vetëm një kat, përbëhet nga materiali plastikë dhe futet në grupin e paisjeve të klasit A për kursimin e energjisë që përllogaritet të harxhojë 109 kilovat për orë në vit.

Por kini parasysh se firgoriferi Hobart është vetëm 84 cm i lartë dhe nuk ofron ndriçim të brendshëm, zonë freskie, por vetëm ngrirje.

Nga ana tjetër në Globe me një çmim të përafërt ju mund të blini vetëm një minibar Vivax i cili i përket klasës së energjisë F e cila ju ndihmon të kurseni shumë energji.

Minibari Vivax parashikohet të shpenzojë vetë 184 kilovat për orë.

Ky mini frigorifer është 45 cm i lartë, nuk ka sistem ngrirje, por ofron nivel zhurme të ulët gjatë procesit për punës.

Në të dy këto produkte të përzgjedhura nga AgroWeb si më ekonomiket për kategorinë ‘frigoriferë’, ju nuk do të shpenzoni më shumë se 20.000 lekë

Çmimi më i lartë

Nëse po kërkoni një markë apo funksione më të sofistikuara mund të shihni alternativat frigoriferëve të mëdhenj me sisteme të sofistikuara.

Kështu është frigoriferi i markës Lieber CBNes 5778 me lartësi 201 cm.

Ky frigorifer ka sistem ftohje me ajër, zonë freskie, zonë ftohje, mbron ushqimet nga prishja nëpërmjet sistemit Bio Fresh dhe i përket klasit të energjisë C.
Me këtë specifikë, një frigorifer LIEBER CBNes 5778, parashikojë të harxhojë vetëm 187 kilovat për orë në vit në shtëpinë tuaj.

Paisja e dytë që kemi përzgjedhur nga Globe është frigoriferi Inkado Lieber ICBNd 5163-20 me lartësi 178 cm.
Ky frigorifer mund të kontrollojë në mënyrë të pavarur temperaturën e ftohjes dhe ngrirjes në varësi të kushteve ku ndodhet.
Po ashtu ka sistem Bio Fresh, shumë i rëndësishëm për ruajtjen e ushqimeve si peshku, mishi, frutat apo bulmeti të cilat mund të prishen shpejt, duke i bërë ato të zgjasin 3 herë më shumë se ruajtja në një frigorifer të zakonshëm.
Ky frigorifer sipas të dhënave të faqen zyrtare parashikohet t’ju shpenzojë 208.1 kilovat për orë në vit.
Për të pasur një nga këta frigoriferë në shtëpitë tuaja ju do t’ju duhet të shpenzoni mbi 200.000 lekë.

Cila ju duhet ju?

Zgjedhjet në këtë pikë varen tërësisht nga nevoja që ju keni për të ruajtur ushqimet tuaja.

Në gamën e të gjithë produkteve në shitje të këtij sektori ju mund të gjeni atë që ju përshtatet më shumë në funksione, cilësi dhe çmim.

Megjithatë strategjia më e mirë e përzgjedhjes së një produkti nuk nis vetëm nga çmimi, por edhe përdorimi afatgjatë i tij.

Sugjerimi për paisjet elektroshtëpiake nis nga cilësia e produktit fizik, por edhe kostot e mbajtjes siç janë kursimi i energjisë dhe ruajtja e duhur e ushqimeve.

Nëse do t’ju duhet të zgjidhni një frigorifer, blini një produkt me ulje që i përshtatet buxhetit tuaj dhe sigurisht ju kursen energji për një kohë të gjatë./AgroWeb.org