Përshesh me Bukë – Receta e Veçantë Për të Shoqëruar Gjelin e Detit

1.4k 0

Kjo është një recetë e shijshme e përsheshit mund të përgatitet deri në 3 ditë përpara se t’a shërbeni.

Mjafton të përzieni përbërësit së bashku dhe ta ruani në frigorifer, për t’i kursyer vetes kohë dhe të merreni me përgatitjet e tjera të nevojshme.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me mënyrën e përgatitjes së kësaj recete të veçantë.

Përbërësit

  • 230g gjalpë
  • 100g qepë e grirë
  • 200g selino e prerë në kubikë
  • 190g thërrime buke të thata
  • 1 lgj kripë
  • 2 lç erëza sipas dëshirës
  • ½ lç piper i zi
  • ½ lç trumzë e thatë
  • ½ lç sherebelë e tharë
  • 470ml lëng pule (ose sipas nevojës)

Përgatitja

Shkrini gjalpin në një tigan të madh dhe të thellë mbi nxehtësinë mesatare.

Shtoni qepën dhe selinonë. Gatuajini duke i përzier derisa të zbuten, rreth 10 minuta.

Hidhni thërrimet e bukës, kripën, erëzat, piperin, trumzën dhe sherebelën derisa të përzihen mirë.

Shtoni me ngadalë lëngun e pulës sa përbërësit të njomen.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të mbuluar me kapak derisa lëngu të ketë avulluar dhe të jetë bashkuar me kulaçin.

Kalojeni përziejen në një enë hermetike dhe ruajeni në frigorifer deri në 3 ditë. /AgroWeb.org