Domate të Mbushura me Djathë – Receta e Shpejtë e Darkës

950 0

Një spërkatje me parmixhan dhe pak vaj ulliri do t’i shndërrojnë domatet në një pjatë të përsosur anësore. Ju mund të provoni t’i vendosni midis fetave të bukës me grurë integral.

Ato do t’ju falin një shije fantastike dhe plot vlera ushqyese, pasi siç e dini domatet janë të mbushura plot vitamina dhe minerale.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes nga AgroWeb.org dhe pse jo, provoni t’i përgatisni edhe vetë në shtëpi.

Përbërësit

4 domate

25 gr djathë parmixhano i grirë

1 lç rigon i freskët

¼ lç kripë

4 lç vaj ulliri ekstra i virgjër

Piper për shije

Borzilok për zbukurim

Përgatitja

Fillimisht ngrohni furrën në 230 gradë C.

Lani domatet dhe thajini mirë. Më pas vazhdoni duke i përgjysmuar horizontalisht.

Vendosini domatet në një fletë pjekjeje, me anën e prerë të drejtuar lart.

Sipër hidhni dajthëin parmixhano, rigon, kripë dhe piper.

Në fund spërkatini me vaj.

Piqni për rreth 15 minuta, derisa domatet të zbuten.

Shtoni sipas dëshirës borzilok për më shumë aromë dhe shije. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.