Receta e Shpejtë e Sallatës Me Sardele – Plot Shije Dhe Vlera Ushqyese

1.4k 0

Sardelet janë plot me acide yndyrore omega-3, të cilat mbështesin shëndetin e trurit dhe zemrës tuaj në çdo moshë.

E gjithashtu, janë të larta në proteina, të cilat jo vetëm që ju mbajnë të ngopur për më gjatë por luajnë role të rëndësishmenë organizëm, si për shembull ruajtja e shëndetit të muskujve.

Prandaj përfshirja e proteinave në regjimin tuaj ushqimor është një mënyrë e mirë për të ndihmuar shëndetin me kalimin e viteve.

Pjesa më e mirë e kësaj sallate është se sa e shpejtë dhe thjeshtë përgatitet. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të kombinoni përbërësit në një tas dhe më pas ta shërbeni. AgroWeb.org ju fton të zbuloni me poshtë mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • 1 kanaçe sardele
  • 1 deri në 2 lugë gjelle majonezë
  • 1 lugë gjelle me qepë të kuqe të grirë
  • 1 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 1 limon i shtrydhur
  • Kripë dhe piper, për shije

Përgatitja

Kullojini sardelet dhe vendosini në një tas me madhësi mesatare. Shtypini ato me një pirua. Shtoni pjesën tjetër të përbërësve tuaj në tas dhe në fun mjafton t’I përzieni. Ju mund ta konsumoni këtë sallatë me pak bukë të thekur, ose edhe me zarzavate të ndryshme. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.