Si i ka ndryshuar shkenca dhe teknologjia zakonet e duhanpirësve? Produktet pa tym si zgjidhje për konsumimin e duhanit. Avantazhi që sjellin në shëndet

546 0

Teknologjia – bota rrotullohet rreth saj. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht jetën tonë në sfera të ndryshme, nga inteligjenca artificiale, te mënyra se si punojmë, komunikojmë, udhëtojmë, kujdesemi për shëndetin tonë dhe heqim dorë nga zakonet e këqija si duhanpirja.

Forcat e kombinuara të shkencës dhe teknologjisë luajnë një rol të madh në luftën kundër pasojave të pirjes së duhanit.

Shkenca ka sjellë një revolucion të vërtetë në këtë fushë, në një kohë kur shumë vende të botës po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’u përballur me një numër të madh të duhanpirësve. Pavarësisht fushatës prej dekadash kundër cigareve tradicionale, ende ka rreth një miliard duhanpirës në botë.

Pikërisht për këtë, shkenca i ofroi përgjigje pyetjes – Si ti ndihmojmë të gjithë ata duhanpirës që, edhe pse të vetëdijshëm për dëmin, nuk duan ta lënë duhanin?

Përgjigja është: Alternativa më pak të dëmshme.

Bëhet fjalë për produkte që ngrohin duhanin dhe janë një formë më pak e dëmshme e konsumimit të nikotinës.

Ky produkt i gjeneratës së re redukton substancat e dëmshme me 95% sepse përdor një sistem që nuk e djeg duhanin, por e ngroh atë.

Çfarë tjetër e bën këtë opsion më pak të dëmshëm për duhanpirësit?

Avantazhi më i madh qëndron pikërisht në procesin e rëndësishëm të ngrohjes që eliminon djegien dhe të gjitha pasojat që ajo sjell.

Tymi i duhanit është shumë më tepër se tymi i zakonshëm që ne e shohim me sy të lirë, dhe është pikërisht cfarë krijohet nga djegia. Kur ndizet një cigare, duhani fillon të digjet dhe krijohet tym përmes të cilit duhanpirësit thithin jo vetëm nikotinë, por edhe më shumë se gjashtë mijë substanca, prej të cilave rreth 100 dihet se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme, përfshirë monoksidin e karbonit.

Shkencëtarët kanë arritur të eliminojnë këtë problem kyç të krijuar nga tymi i duhanit duke krijuar një teknologji të re të konsumit të duhanit, siç janë produktet pa tym.

Kur përdorni këto produkte alternative, nuk krijohet tym, dhe ndryshimi i rëndësishëm është se cigaret krijojnë katranin, i cili është produkt i djegies. Kur i qasemi këtij lloji të konceptit të reduktimit të dëmit, është e rëndësishme të theksohet se produkte të tilla nuk janë pa rrezik dhe se përdorimi i tyre çliron nikotinë, e cila krijon varësi.

Këto produkte janë destinuar ekskluzivisht për duhanpirësit e rritur, të cilët, në rrethana të ndryshme, do të vazhdonin të konsumonin cigare klasike.

Puna e shkencës dhe teknologjisë mori konfirmimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), e cila deklaroi se produktet pa tym me mbështetje shkencore, janë tërësisht të ndryshme nga cigaret dhe se ekspozimi ndaj substancave potencialisht të dëmshme gjatë përdorimit të tyre është reduktuar ndjeshëm në krahasim me pirjen e cigareve klasike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.