Nuk e lini dot duhanin? BE synon të shpëtojë 3.5 milion jetë njerëzish falë produkteve alternative! Parandalimi, më mirë se kurimi

412 0

Kur mendojmë për reduktimin e dëmeve, në mënyrë të pashmangshme na vjen në mendje mjeku Christoph Wilhelm Hufeland (1762-1836) i cili citon se ‘Parandalimi është më i mire se kurimi’. Për duhanpirësit, kjo ose do të thotë të heqësh dorë ose të zgjedhësh alternativa që janë më pak të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Çdo ditë, gjatë rutinës sonë të përditshme ne priremi të gjejmë mënyra që mund të na e bëjnë jetën më të thjeshtë e më të sigurt. Për këtë ne marrim parasysh çdo gjë që nga pajisja e rrugëve me teknologji të reja inteligjente deri te forcimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu, kur ndeshemi me terren të vështirë teksa i japim makinës, përpiqemi të marrim masat e duhura në mënyrë që të ruhemi nga rreziqe të mundshme. Edhe në sporte të ndryshme si skijimi, ne nuk e ndalim ushtrimin e tij, por sigurojmë që të minimizojmë dëmet.

E njëjta logjikë do duhet të ndiqet edhe me konsumimin e duhanit, duke gjetur zgjidhje optimale sesi të reduktojmë dëmet shëndetësore që burojnë nga varësia.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rregullat strikte të qeverisë dhe fushatat e shëndetit publik ulën normat e duhanpirjes me 4.1% përgjatë viteve 2005 dhe 2015. Megjithatë, pavarësisht nga këto iniciativa të shumta, miliona njerëz vazhdojnë të pinë duhan, ndonëse janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet. Sipas vlerësimeve të OBSH-së, mbi 1 miliard njerëz do të konsumojnë duhan në vitin 2025.

Lind pyetja, cili do të ishte hapi më efektiv?

Hapi më efektiv do të ishte sigurisht që të gjithë të linin duhanin plotësisht, por shifrat e OBSH-së tregojnë se nëntë nga dhjetë duhanpirës vijojnë ta konsumojnë çdo vit. Ky realitet kërkon që ne të gjejmë mënyra të tjera për të reduktuar ndikimet negative të konsumit të cigareve tradicionale. Strategjitë e reduktimit të dëmit përfshijnë përdorimin e alternativave të zhvilluara përmes përparimeve shkencore dhe teknologjike. Këto mund të konsiderohen si një zgjidhje nga shumë, e cila përfshin inkurajimin e njerëzve për të lënë duhanin ose marrjen e masave parandaluese.

Problemi i djegies

Sipas Institutit Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Shëndetin dhe Kujdesin (NICE), nikotina nuk është përgjegjësja për sëmundjet dhe vdekjen por toksinat kancerogjene që çlirohen me tymin e duhanit. Substancat toksike çlirohen kur duhani digjet, por rreziqet zvogëlohen kur përdoren produkte me ngrohje.

Kjo është arsyeja pse shumë vende kanë miratuar politika novatore në këtë fushë. Mbretëria e Bashkuar, kohët e fundit nisi një fushatë të madhe, me qëllim për ta bërë vendin pa duhan deri në vitin 2030. Si pjesë e kësaj nisme, qeveria britanike planifikon të sigurojë cigare elektronike falas për një milion duhanpirës në Angli. Në fakt, me fushatën “pa duhan”, qeveria britanike synon një normë duhanpirjeje më pak se 5%.

Shitjet në Japoni filluan të bien pesë herë më shpejt pasi produktet e duhanit me ngrohje dolën në treg në vitin 2017. Një studim i kryer në vitin 2019 nga studiues të Shoqatës Amerikane të Kancerit arriti në përfundimin se produktet e duhanit me ngrohje, reduktuan shitjet e cigareve në Japoni.

Shembulli i Suedisë

Sa i përket konsumit të nikotinës, Suedia ka treguar rrugën që duhet ndjekur për t’i ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Disponueshmëria e produkteve alternative të nikotinës është vërtetuar se ndihmon në luftën kundër cigareve tradicionale.

Gjatë 20 viteve të fundit, Suedia ka ndërmarrë një sërë masash sistematike dhe progresive. Nëpërmjet përdorimit të alternativave si snus apo qeskat orale të nikotinës, Suedia ka arritur të reduktojë rrezikun e mundshëm me të cilin përballen qytetarët e saj, duke arritur tashmë një normë duhanpirjeje prej vetëm rreth 5%.

Sipas Institutit të Studimeve mbi Duhanin, këto masa po çojnë në një reduktim të vdekjeve nga duhani, gjë që mund të shpëtojë më shumë se 3.5 milionë jetë gjatë dhjetë viteve të ardhshme vetëm në Bashkimin Evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.