Dyfishohet eksporti i fruta-perimeve, 3-fishohet ai i vezëve

820 0

Bujqësia shqiptare po dominon treguesit ekonomik me shirfat pozitive jo vetëm të prodhimit por edhe të eksporteve bujqesore Made in Albania.

Burime nga dikasteri i Bujqesise bëjnë të ditur se, ecuria pozitive në sektorin rural, është një dinamikë intensive dhe treguesi domethënës i kësaj dinamike, është rritja e eksporteve. Gjatë muajve të parë të këtij viti, është dyfishuar eksporti i perimeve dhe frutave të freskëta. Ndërsa është trefishuar eksporti i produkteve të vezëve, ku për herë të parë Shqipëria është prezent me vezë të freskëta edhe në tregun e Gjermanisë dhe Greqisë.

Sipas burime zyrtare, në sektorin e akuakultures është rritur gati me 35 % eksporti i peshkut ndërsa ekspertet e bujqesise po punojnë për hapjen e eksportit të midhjeve.

Ekspertet vleresojne se, përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës bujqësore, veçanërisht shtimi i pikave të grumbullimit bujqesor dhe rritja e investimeve në teknologji dhe mekanikë bujqesore është reflektuar në tregues të drejpërdrejtë të rritjes së prodhimit bujqësor në tërësinë e tij dhe eksporteve Made in Albania. Burimi ATSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.