Vaji i Hithrës – Eliksiri i Rinisë

2.9k 0

Hithra është një bimë e pandashme e mjekësisë popullore në mbarë botën.

Hithra është e famshme në Shqipëri, jo vetëm për përdorimet në kuzhinë por edhe kur pihet si çaj. Vlerat e hithrës janë të shumëfishuara në vajin e saj.

Vlerat e vajit të hithrës

Hithra përdoret në shumë kura të fuqishme bimore dhe konsiderohet si produkti më i mirë natyral me aftësi kuruese sepse përmban proteina, kalcium, magnez, fosfor, beta karoten, si dhe vitaminat A, C, D, dhe B.

Hithra lufton inflamacionin, reumatizmën, luan rol kundër dhimbjes, kontraktimeve të muskujve, alergjive dhe tensionit të gjakut. Të gjitha këto vlera trasferohen në vajin esencial të hithrës.

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma, artriti, osteoporoza mund të përfitojnë nga vaji esencial i hithrës. Ky vaj përdoret për të shëruar problemet me lëkurën dhe të djegurat.

Hithra dhe vaji i saj kanë gjithashtu vlera në forcimin e imunitetit.

Si të përgatisni vajin esencial të hithrës

Këtë vaj mund ta përgatisni mjaft lehtë në shtëpi nëse ndiqni hap pas hapi udhëzimet e AgroWeb.org

Ju nevojiten

1 filxhan me gjethe të thata hithre
Kavanoz i pastër me kapak që mbyllet fort
1 litër ujë
Tenxhere
Kullesë

Shënim: Nëse keni mbledhur hithra të freskëta, sigurohuni që të mbani doreza që mos të përvëloheni prej tyre.

Procedura:

1. Gjethet e thata të hithrës duhet t’i shtypni dhe t’i hidhni në kavanozin prej qelqi.
2. Ziejeni ujin në tenxhere dhe më pas hidheni mbi gjethet e hithrës. Mbylleni kapakun mirë.
3. Lërini hithrat në ujë për 4-10 orë. Kavanozi duhet ruajtur në temperaturë ambienti, mbi banak ose në raft.
4. Më pas kullojeni lëngun duke hedhur gjethet e hithrës. Lëngun përdoreni menjëherë ose futeni në frigorifer për deri në 3 ditë.

Një tjetër alternativë është që të përdorni hithrën e freskët dhe një vaj mbartës siç është vaji i ullirit ose i arrës së kokosit.

Hidhini hithrat e freskëta në një kavanoz qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri ose të arrës së kokosit.

Mbylleni kapakun mirë dhe lëreni në parvaz në kontakt të drejtpërdrejtë me dritën e diellit për dy deri në tre javë. Përzijeni çdo ditë dhe më pas kullojeni me një napë të pastër.

Vajin duhet ta ruani në një enë qelqi me ngjyrë të errët dhe ta mbani larg dritës së diellit.

Ju duhet të konsultoheni më një mjek përpara përdorimit të hithrës ose vajit të saj, veçanërisht nëse e konsumoni atë nga goja./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.