Farat e Kërpit, Përfitimet e Pafundme dhe Përdorimet për Shëndetin

5k 0

Farat e kërpit janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme, proteinës, fibrës dhe antioksidantëve.

Ato pakësojnë rrezikun e shfaqjes së disa sëmundjeve.

Farat mund të përfshihen shumë thjeshtë nëpër sallata e lëngje frutash, por mund të konsumohen edhe me kos apo tërshërë.

Kur farat bëhen pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor, ato ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Ky artikull i AgroWeb.org shpjegon nivelin ushqyes dhe përfitimet shëndetësore të farave të kërpit që ju mund të konsumoni çdo ditë.

Nëse i keni ndeshur produktet e kërpit në rafte, duhet të dini që vlerat e tyre janë shumë mirëbërëse për organizmin.

Megjithëse në një familje botanike me kanabis sativa, kërpi është krejtësisht i shëndetshëm dhe plotësisht i ligjshëm. Sa larg është veriu nga jugu, aq të ndryshme janë bimët nga njëra-tjetra.

Vlerat e Farave te Kërpit

Këto fara janë një burim i shkëlqyer i proteinës bimore. Ato përmbajnë 30 përqind të kësaj proteine krahas shumë ushqyesve të tjerë.

Farat e Kërpit janë të paktat që janë të plotësuara me të gjitha burimet e proteinës, që do të thotë se ato përmbajnë edhe shumë amino acide të cilat trupi nuk është në gjendje t’i prodhojë.

Ekspertët e ushqimit të këshilluar nga AgroWeb.org, i konsiderojnë farat e kërpit si miniera të proteinave, aq shumë të nevojshme dhe jetësore për një shëndet të mirë.

Studimet kanë treguar se cilësia e proteinës tek këto fara është shumë herë më e mirë se ajo e burimeve të tjera bimore.

Një racion me 30 gramë fara kërpi përmban:

  • 155 kalori
  • 1 gramë fibër
  • 8 gramë proteinë
  • 6 gramë yndyrna mono-të-pangopura
  • 45% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit
  • 31% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B1
  • 21% të dozës së rekomanduar ditore të zinkut

Raporti i yndyrnave omega-6 me omega-3 tek këto fara është 3 me 1, që konsiderohet një nivel mjaft i mirë.

Këto fara përmbajnë edhe acid gamma-linoleik që është shumë i rëndësishëm kundër inflamacioneve dhe probleme shëndetësore.

Për këtë arsye, shumë njerëz preferojnë vajin e farave të kërpit i cili ka një ndikim mirëbërës në shëndetin e zemrës sepse rrit sasinë e acideve yndyrore omega-3 në gjak.

Këto të fundit janë të mira edhe për të zbutur simptomat e ekzemës.

Receta e Farave të Kërpit

Merrni një filxhan çaji me fara kërpi, 4 gota ujë dhe pak ëmbëlues natyral si mjalti.

Përziejini në një mikser. Lëngun më pas filtrojeni përmes një nape ose cope të hollë.

Ruajeni këtë perzierje në një enë të mbyllur mirë në frigorifer dhe mund ta konsumoni deri në tre ditë pas përgatitjes.

Farat e kërpit mund të gjenden në farmacitë bimore, në dyqanet e prodhimeve organike, në supermarkete ose edhe në farmacitë e zakonshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.