Ministria e Bujqësisë: Shumë Shpejt Fillon Programi Për Ujitjen dhe Kullimin

827 0

Projektet e Bankës Botërore janë instrumente të domosdoshme për zhvillimi rural në Shqipëri.

Falë këtij bashkëpunimi sot janë të sistemuara dhe rehabilituara rreth 24300 ha tokë bujqësore në gjithë vendin. Ndërkohë priten të shtohen edhe 16500 ha tokë në Lushnjë, Konispol, Kuçovë, Maliq dhe Has.

Lidhur me këtë tematikë gjatë vizitës në qarkun e Fierit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, ka bërë një ndalesë në stacionin e pompimit të fshatit Sulzotaj, i cili është pjesë e skemës të sapo rehabilituar të Divjakës.

Sipas të dhënave të siguruara nga AgroWeb.org nga kjo ministri, investimi që mbështet nga Banka Botërore, prej 4.2 milionë euro ka sistemuar rreth 2800 ha tokë bujqësore.

Projektet për zhvillimin rural

Duke bërë një prezantim të shkurtër të punës, Ministri ka bërë publik lajimin për fillimin brenda këtij viti, të dy projekteve të rëndësishme.

Një projekt ka të bëjë me rehabilitimin e dy degëve që furnizohen nga dega e Krutjes, rezervuari i Thanës.

Njëra prej tyre furnizon zonën e Libofshës me ujë, dhe vendos nën ujë 1300 ha, ndërsa dega tjetër furnizon një zonë prej 300 mijë ha në Divjakë.

Ndërkohë me projektin shtesë të Bankës Botërore, një program prej 23 milionë euro, do të shtohen dhe 12 mijë ha të tjera. Dega e Çukasit dhe dega e Lushnjës, që furnizohen përsëri nga rezervuari i Thanës, do të rehabilitohen për të njëjtin synim, pasi vendosin një sipërfaqe pothuajse rreth 30 mijë ha nën ujë.

Duke u bazuar në informacionet e AgroWeb.org, qarku i Fierit është zona më intensive bujqësore në Shqipëri. Në këtë qark janë financuar më shumë se 20 projekte të ujitjes dhe kullimit.

Përmbytjet: Një çështje në trajtim

Argument, i cili vazhdon të mbetet ende i mprehtë, ëdhtë ai i përmbytjeve.

Ministri Peleshi u shpreh se në këtë çështje ka probleme të mëdha. Ky institucion në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit kanë bërë disa ndërhyrje, brenda mundësive buxhetore.

Një grup prej 10 ekspertësh nga Agjencia Kombëtare e Ujit e Turqisë, mundësuar nga qeveria turke, është duke analizuar të gjitha zonat problematike. Kjo agjensi do të jetë partneri kryesor për realizimin e projekteve të lartpërmendura. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.