24-vjeçari nga Radhima ngre fermën model me mbështetjen e AZHBR-së

417 0
24-vjeçari Klevi Liçaj, blegtor në Radhimë të Vlorës, falë punës së tij dhe me mbështetjen e AZHBR, ka ngritur një fermë model duke u bërë një nga shembujt frymëzues për të rinjtë që investojnë në vendin e tyre.
Liçja thotë se tufa e tij ka 320 krerë, të gjitha dele vendi.
“Që në moshën 14 vjeç jam angazhuar me këtë punë dhe sot jam 24 vjeç”, tregon ai.
Me traditën e shoqëruar në breza për mbarështimin e tufës së të imëtave dhe kujdesin e tyre në natyrë, në zonën e Radhimës në Vlorë, Kejvi është rritur duke punuar në këtë fushë që prej 10 vitesh.
“Kam aplikuar te skemat kombëtare dhe jam shpallur fitues. Blegtoria është edhe pasion, por edhe traditë familjare”, shprehet ai.
Sot, tufa e tij ka plot 320 krerë, për të cilat ka marrë edhe një mbështetje nga AZHBR, duke e motivuar kështu për të ecur përpara në sektorin e blegtorisë.
“Është një fushë që unë e shoh veten dhe pas disa vitesh, pasi më siguron të ardhura të mira. Blegtoria dhe bujqësia, sot janë në mënyrë shumë e mirë punësimi”, tha Liçaj./Burimi:ATA