Eksportohen Mbi 4 Tonë Kivi – Fruti Që Deri Dje Importohej 100% në Shqipëri

516 0
Skemat e mbështetjes në bujqësi, kanë rritur interesin e fermerëve për kultivimin e kivit, duke e kthyer atë nga një frut ekzotik 100% të importuar, sot të eksportuar edhe nga Shqipëria.
Sipas të dhënave nga qendra e eksporteve Vlorë, mbi 4 tonë kivi janë eksportuar gjatë muajit tetor të këtij viti, drejt vendeve të Rajonit.
Skemat ndihmëse për fermerët, shoqëruar me politika zbutëse që ulin kostot e punës, i kanë dhënë qartë rezultatet.
Kivi kultivohet në vend sidomos në zonën Lushnjë – Fier, në rajonin Tiranë – Durrës, por edhe në Vaun e Dejës dhe Pogradec.
Gjithashtu ka nisur të kultivohet nga fermerët e zonës së Vlorës, ndërsa sipërfaqe të konsiderueshme që arrijnë në 8 dynym janë mbjellë me kivi në fshatin Tapi, të Kuçovës.

Sipas ekspertëve kivi i prodhuar në Shqipëri është më kokërrvogël se fruti i importuar. Megjithatë, vlerat janë të njëjtat.

Suksese i kultivimit të kivit bazohet në dy aspekte, thjeshtësia në rritje dhe aftësia e bimës për të mos kapë asnjë sëmundje dhe të garantojë prodhim.

Ndërkohë që impakt ka edhe mbështetja që po jep qeveria me Skemat e Mbështetjes./Burimi: Atsh