FAO: Çmimet globale të ushqimeve në rritje

423 0

Çmimet botërore të ushqimit shënuan rritje në gusht, pas dy muajsh rënie të njëpasnjëshme, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

“Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s u rrit 3,1 për qind nga muaji në muaj, mesatarisht me 127,1 pikë përqindje në gusht”, tha organi i OKB-së në një deklaratë. Indeksi i çmimeve të vajit vegjetal u rrit në 6,7 për qind nga niveli më i ulët i muajit korrik.

Sheqeri u rrit në gusht me 9,6 për qind, në rritjen e tij të pestë mujore radhazi dhe arriti nivelin më të lartë të indeksit të çmimeve që nga shkurti i vitit 2017.

Indeksi i çmimeve të drithërave u rrit 3,4 për qind në baza mujore, me pritshmëri të reduktuara të korrjes në disa vende kryesore eksportuese. Indeksi i çmimeve të mishit u rrit pak, nga korriku, ndërsa indeksi i çmimeve të qumështit ishte nënindeksi i vetëm që shënoi një rënie në gusht./Burimi:Topchannel