Fondi i Garancisë dhe Programi IPARD – Nxitje Për Zhvillimin e Bujqësisë

492 0

Pjesë e axhendës së takimeve të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Niko Peleshi në qarkun e Vlorës, ka qenë dhe vizita në një stabiliment të përpunimit të peshkut dhe akuakulturës.

Ky takim u zhvillua në kuadër të strategjisë për orientim dhe informimin e biznesit, shoqatave të bizneseve, dhomave të tregtive, fermerëve dhe agropërpunuesve për skemën  IPARD-it.

Programi për orientim dhe informimin e biznesit

Ministri Peleshi bëri një përmbledhje të këtij programi duke përmendur me tej edhe mundësitë e tjera qe ofron fondi i garancisë.

  • Masa e parë lidhet me investimet në fermë, që mbështeten nga 50 -70 %, për investime maksimalisht 500 mijë euro.
  • Masa e dytë përfshin investime në përpunim, agropërpunim, përpunimin e peshkut, akuakulturës, etj. Mbështeten investimet deri në vlerën 2 milionë euro, me 50 – 60 % të masës së investimit në grant.
  • Masa e tretë ka të bëjë me diversifikimi i ekonomisë, ku futet agroturizmi, përpunimi i bimëve medicinale, edhe disa procese të tjera, mbështeten  investime deri në 400 mijë euro, me 50 apo 60 % të vlerës totale.

Dy masat para do të shpallen në maj, ndërsa masa e tretë do të shpallet në shtator.

Fondi i garancisë

Minsitri ka shpjeguar në detaje se si kjo mbështetje mund të kombinohet me Fondin e Garancisë.

Për kreditë ekziston një fond, që quhet Fondi i Garancisë, ku janë tri, katër banka. Këto banka, që janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë dhe me BERZH-in, mbështesin riskun.

Që do të thotë se janë më të prirura për dhënien e kredive me interesa të më mira, pa shumë kushte, apo kolateral.

IPARD është një program mbështetjeje nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare, prej 94 milionë euro. Ky program do të përdoret për stimulimin e fermerëve, agropërpunuesve dhe stabilimentet e akuakulturës./Burimi: ATSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.