Prodhimet Shqiptare Drejt Vendeve të BE-së, Cilat Janë Produktet e Preferuara

501 0

 Vijojnë të kryesojë rajoni i Fierit dhe Lushnjës me eksportet e produkteve bujqësore drejt vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian.

Bujqësia në këtë rajon, një sektor kyç për rritjen e të ardhurave në familjet fermere, punësimin dhe ekonominë e vendit, vitet e fundit ka prekur shifrat e rritjes progresive përsa i takon prodhimit dhe eksporteve.

213 trajlerë me prodhime bujqësore, janë eksportuar gjatë 7 ditëve të fundit ( 6-13 korrik) nga qendrat e grumbullimit në Lushnjë dhe Fier.

Ekspertët nga qendra e eksporteve në Vlorë shprehen se prodhimi bujqësor vendas ka hyrë në pikun e prodhimit për produktet e sezonit dhe rritja e prodhimit është reflektuar në treguesit pozitivë të eksporteve bujqësore për lloje të ndryshme prodhimesh, ku dominon bostani dhe frutikultura.

Krahasuar me një javë më parë, java 28 qershor 4 korrik regjistron 25 trajlerë më shumë, me prodhimeve bujqësore të certifikuara që kanë dalë nga Fieri dhe Lushnja, për eksport në 22 vende të rajonit dhe BE-së./Burimi:ATSH