Produktet e Bulmetit të Libohovës Tërheqin Shijen e Konsumatorëve

597 0

Nisi fillimisht si një baxho në vitin 1960 dhe sot është një punishte me teknologji të kohës për përpunimin e qumështit duke u mbështetur fort te tradita dhe përvoja e vyer familjare.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka sjellë në vëmendje historinë e kompanisë “F.A.M” në Libohovë, prodhimet e së cilës shiten gjerësisht në tregun vendas dhe janë mjaft të kërkuara nga konsumatorët.

“Aktualisht kjo sipërmarrje është duke u zgjeruar dhe rritur kapacitetet. Një lajm i mirë ky edhe për shumë fermerë të zonës që mbarështojnë mijëra krerë të imta dhe tregtojnë qumështin te kjo punishte”, shprehet Çuçi.

Sipas tij, rritja e subvencioneve për blegtorinë këtë vit, duke dhënë mbi 70% të buxhetit të Skemës Kombëtare, është bërë jo vetëm për të mbështetur zgjerimin e tufave, por edhe për të ndihmuar industrinë e përpunimit të qumështit që kërkon vazhdimisht lëndë të parë./ATSH