Produktet Shqiptare Më Të Eksportuarat Në Itali dhe Turqi

616 0

Gjatë muajit gusht ka pasur një rritje me 22,5% të eksporteve në krahasim me një vit më parë. Grupi që zë pjesën më të madhe të eksportit janë materialet e ndërtimit dhe metale.

Rritje kanë njohur dhe importet, ku në krahasim me një vit më parë pati rritje me 26,2%, ku pjesa dërrmuese janë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Gjatë muajit gusht Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve me Kosovën, Gjermaninë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa sa i takon importeve, Shqipëria ka pasur rritje më të madhe me Italinë, Turqinë dhe Gjermaninë, tregojnë të dhënat e INSTAT.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,1 %, të gjithë tregtisë. Në Gusht 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 64,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia, Turqia, Gjermania dhe Kina. Shkëmbimet tregtare, për 8-mujorin e parë 2021, me vendet e BE-së zënë 60,7 % të gjithë tregtisë.

Në periudhën Janar – Gusht 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,9 % dhe importet nga vendet e BE-së zënë 55,4 %./Burimi:EuroNews