Projekti Ndërkufitar IPA – Trajnime në Dibër Mbi Financimet Alternative për Agrobiznesin

416 0

Në kuadër të projektit ndërkufitar IPA të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe certifikimi i produkteve bujqësore, ngritja e kapaciteteve në përthithjen e fondeve dhe strategjitë e marketingut në mbështetje të rritjes ekonomike dhe tregtisë të agrobizneseve”, partnerët zbatues të tij, Creative Business Solution (CBS), Agjensia për Zhvillim Rajonal-2 dhe Komuna Dibër filluan ciklin e trajnimeve të agrobiznesit të zonës së Dibrës.

Moduli i parë i trainimeve me titull “ Financimet Alternative per Agrobiznesin “, prezantoi mundësinë e investimeve nëpërmjet skemave kombëtare mbështetëse për vitin 2018 të shpallura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Qëllimi i këtij trainimi ishte kryesisht përfshirja e agrobizneseve të kësaj zone në këto skema dhe informimi mbi kushtet që duhen plotësuar për të përfituar keto grante.

Moduli i trainimit u nis nga Z. Ilir Pilku, Koordinator i Projektit dhe Drejtor i Zhvillimit të Agrobiznesit pranë Creative Business Solution, i cili shpjegoi rëndësinë e skemave duke theksuar mundësitë që ofrohen per sektorin Agro dhe lëhtesite e krijuara nga ky projekt për të përfituar nga skema te tilla dhe jo vetem.

Detaje te hollësishme teknike te këtij moduli u prezantuan nga Z.Ardian Marku, konsulent prane ketij projekti.

Në këtë trajnim morën pjesë 57 agrobiznese të zonës së Dibrës. Një seksion i vecante iu dedikua pjesmarrësve me pyetje dhe përgjigje apo konsulencë teknike nga ekipi drejtues i ketij projekti./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.