Mënyrat e Reja Se Si Do Kryejmë Pagesat dhe Detyrimet nga Shtëpia

706 0

Shërbime të reja, për të mbrojtur qytetarët nga prekja e virusit Covid 19. Është kjo nisma e ProCredit Bank për klientët.

Në përgjigje të kësaj emergjence dhe nevojës së qytetarëve për të kryer blerje ashtu si edhe pagesat dhe detyrimet ProCredit Bank ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shërbime të avancuara elektronike, të cilat vijnë në ndihmë të qytetarëve duke lehtësuar shërbimet që ata duan të kryejnë përmes parave.

E njëjta thirrje dhe biznes vjen edhe për bizneset, të cilat përmes shërbimit të dedikuar e banking mund të vijojnë shlyerjen e faturave pa rrezikuar kontaktin me paratë nga shtëpia.

Nuk keni përse dilni nga shtëpitë për të shlyer detyrimet

“Nuk keni arsye për të lënë shtëpinë tuaj, sepse ProCredit Bank vjen tek ju përmes shërbimeve të avancuara elektronike.

Ju biznese, përmes e-Banking mund të realizoni çdo pagesë faturash, apo detyrime të tjera që duhet të likujdoni në këtë periudhë nga  kompjuteri online.

Ndërkohë që ju individë mund të shfrytëzoni Mobile Banking për veprime direkt nga telefoni
Gjithashtu pajisjet e Zonës 24/7 janë në dispozicionin tuaj për tërheqje apo depozitime në llogari.

Shmangni përdorimin e parave cash, duke paguar me kartë, mundësisht “pa kontakt”

Për të evituar në maksimum kryerjen e distancave, ju rikujtojmë se ju individë keni mundësi të kryeni deri në 5 tërheqje falas/muaj në ATM të bankave të tjera – mjafton të drejtoheni në ATM më të afërt që keni pranë shtëpisë suaj” thuhe në një njoftim të ProCredit Bank./AgroWeb.org