Shqipëria, e Treta në Europë për Prodhimin e Energjisë nga Burimet e Rinovueshme

829 0

Shqipëria u rendit nga Eurostat e treta në Europë pas Norvegjisë dhe Islandës për sasinë e lartë të prodhimit të energjisë elektrike për konsum nga burimet e rinovueshme në raport me totalin e konsumit.

Për shkak të burimeve ujore të shumta dhe varësinë së lartë të prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et Shqipëria, siguron 92% të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, kryesisht uji.

Ky tregues e rendit Shqipërinë në një nivel të lartë për cilësinë e energjisë, e cila nuk shkakton ndotje në mjedis dhe është në përputhje me objektivat globale për zhvillimin e qëndrueshëm. Gjithashtu varësia e lartë nga burimet hidrike e ekspozon Shqipërinë ndaj krizave energjetike dhe humbjeve të larta financiare në rast të mungesës së reshjeve.

Në 2019, burimet e ripërtëritshme të energjisë përbënin 34% të konsumit bruto të energjisë elektrike në BE, pak më shumë se 32% në 2018.

Norvegjia e siguron të gjithë konsumin e brendshëm nga energjia e rinovueshme, dhe ka një tepricë prej 7% për eksport.

Energjia nga era dhe uji përbënin mbi dy të tretat e energjisë elektrike totale të gjeneruar nga burime të rinovueshme (35% secila). Pjesa tjetër gjenerohet nga energjia diellore (13%), biokarburantet e ngurta (8%) dhe burime të tjera të rinovueshme (9%). Energjia diellore është burimi me rritjen më të shpejtë: në vitin 2008, ajo përbënte 1%.

Midis shteteve anëtare të BE, më shumë se 70% e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2019 u krijua nga burime të rinovueshme në Austri (75%) dhe Suedi (71%). Konsumi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte gjithashtu i lartë në Danimarkë (65%), Portugali (54%) dhe Letoni (53%), duke përbërë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të konsumuar në këto vende. Parashikuar për 1%.

Përdorimi i energjisë së rinovueshme ka shumë përfitime të mëdha në mjedis, që përfshin zvogëlim të emetimeve të gazrave serë, diversifikimin e furnizimeve të energjisë dhe një varësi të ulët nga tregjet e karburanteve fosile (në veçanti, nafta dhe gazi).

Rritja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë mund të stimulojë gjithashtu punësimin në BE, përmes krijimit të vendeve të punës në teknologjitë e reja ‘të gjelbra’.

Vendet e BE-së kishin synim që energjia nga burimet e rinovueshme të zinte 20% të konsumit të saj bruto të energjisë përfundimtare deri në vitin 2020. Në fund të vitit 2019 ky synim u realizua 19.7%, krahasuar me 9.6% në 2004.

Ky zhvillim pozitiv është nxitur nga objektivat që u bënë të detyrueshme ligjërisht për rritjen e pjesës së energjisë nga burimet e rinovueshme të miratuara nga Direktiva 2009/28 e BE mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Ndërsa BE-ja, si një e tërë është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat e saj të vitit 2020, disa Shtete Anëtare do të duhet të bëjnë përpjekje shtesë për të përmbushur detyrimet e tyre në lidhje me dy synimet kryesore: pjesën e përgjithshme të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin e përgjithshëm bruto të energjisë.