Shqipëria një nga prodhueset kryesore për agrumet

577 0

Klima e favorshme mesdhetare me kohë shumë të mirë në pjesën më të madhe të vitit e rendit Shqipërinë në një nga prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve midis vendeve europiane.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i agrumeve në vitin 2020 u rrit me 5%.

“Prodhimi i agrumeve në vitin 2020 është 49.201 tonë me një rritje prej 4,95 %, krahasuar me një vit më parë, ku 65,36 % të prodhimit gjithsej të agrumeve e zënë mandarinat. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve është shënuar në qarkun e Vlorës me 66,05 % (32.497 tonë)”, thuhet në raportin e INSTAT.

Prodhimi i agrumeve në Shqipëri përfaqësohet kryesisht nga kultivimi i mandarinës në rajonin jugor të Sarandës dhe Vlorës..

Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria është ndër dhjetë prodhuesit më të mëdhenj të Europës, sa i përket agrumeve, bimëve aromatike dhe medicinale.