Troshani i Lezhës njihet si një nga zonat me kultivimin më të lartë të ullirit.

Fermeri i zonës Lazer Preçi tregon se në 25 vite që merret me kultivimin e ullirit, ky ka qenë viti më i vështirë për të, jo vetëm nga mungesa e tregut, por edhe për rritjen e çmimit të naftës apo plehrave kimike.

Edhe pse terreni ka qenë tejet i vështirë, dhe ka patur dhe incidente gjatë punës së tij në parcela, apo dhe mungesa e ujit vaditës në zonë nuk e ka mposhtur kurrë pasionin e tij për këtë bimë.

E vetmja kërkesë që ai ka për qeverinë është ulja e çmimit të naftës për fermerët dhe e çmimit të plehrave kimike.

Edhe pse këto 25 vite nuk kanë qenë aspak të lehta për këtë fermer, por pasioni i tij për kultivimin e ullirit vijon të jetë si para 25 vitesh, dhe nuk mendon të heq kurrë dorë nga ky zanat.

Burimi: Top Channel