Ky artikull i kushtohet Gërdecit, kokrrave të kuqe që mbulojnë me hijeshi pyjet shqiptare. Ky frut i egër (Arctostaphylos uva-ursi) fsheh shumë sekrete dhe është bujar në vlera.
Fruti i Gërdecit është jo shumë popullor në krahasim me frutat e tjera të pyllit, për vetë faktin se është i vështirë për t’u arrirë. Ai rritet në veri të vendit dhe është përdorur tradicionalisht nëpër kura të ndryshme mjekësore.
Banorët e këtyre zonave i konsumojnë kokrrat e vogla vazhdimisht jo vetëm kundër dhimbjeve por edhe rimëkëmbjen fizike të femrave pas lindjes.
Frutat e bimës së Gërdecit janë të ngrënshme ndërkohë që gjethet përdoren për kura mjekësore. Çaji bimor i Gërdecit është përdorur prej shekujsh në Evropën Lindore dhe në Azi sidomos për të trajtuar infeksionet urinare.
Gjethet e kësaj bime të veçantë përmbajnë një substancë kimike që quhet hidrokuinones e cila ka aftësi të fuqishme kundër baktereve. Çaji i gjetheve të Gërdecit funksionon mjaft mirë nëse pacientët që vuajnë nga infeksionet urinare i nënshtrohen një ushqyerje me bazë perimesh dhe frutash.
Shumica e përfitimeve shëndetsore të Gërdecit kanë të bëjnë me mbrojtjen e sistemit imunitar, heqjes së dhimbjes së kokës, mbarëvajtjen e shtatzanisë, përshpejtimin e shërimit të plagëve, pakësimit të inflamacionit dhe mbrojtjen e stomakut.
Vlerat shëndetsore të Gërdecit
Mbron sistemin imunitar: Një nga përbërësit më të fuqishëm kimikë të Gërdecit që e përmendëm edhe më lart, lufton bakteret që përpiqen të pushtojnë organet dhe i mban ato në formë të shëndetshme.
Pastron organizmin: Gërdeci ka një rol diuretik, që do të thotë se ndihmon në largimin e toksinave me shpejtësi duke pastruar fshikëzën dhe veshkat. Bashkë me toksinat, Gërdeci ndihmon në nxjerrjen e kripërave të tepërta, yndyrnave, ujit dhe materialeve të tjera toksike nga organizmi.
Dhimbjet e kokës: Pavarësisht kundërshtive, Gërdeci është përdorur për qindra vite me rradhë kundër dhimbjeve të kokës. Sipas përdorimeve popullore, gjethet e thata të shkurrës duhen tymosur. Ndonëse dhimbja e kokës pushon, ndikimi i tymosjes së këtyre gjetheve është si ai i kanabisit.
Shtatzania: Gërdeci përmban disa substanca të afta për të parandaluar abortin dhe ofruar siguri për nënën gjatë shtatzanisë. Pas lindjes së fëmijës, bima e Gërdecit vjen në ndihmë edhe kundër dhimbjeve dhe inflamacionit.
Përshpejton shërimin: Frutat e bimës mund të përdoren si balsam për të lyer plagët, nxirjet, apo zonat e inflamuara në lëkurë. Acidi i këtij fruti unik ndihmon në përshpejtimin e shërimit të plagëve në lëkurë duke pakësuar inflamacionin dhe eliminuar dhimbjen.
Mbron stomakun: Stomaku bie pre e shumë baktereve që shkaktojnë parehati dhe çrregullime të ndryshme. Këto baktere shkatërrojnë ekuilibrat natyralë mes baktereve të mira në stomak.
Kokrrat e kuqe parandalojnë aktivitetet e baktereve si E.Coli, proteus vulgaris dhe një sërë bakteresh të stafilokokut në organet e rëndësishme dhe sigurojnë funksionin optimal të tyre./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje