Kivi i Thatë, Burim Hekuri dhe Kalciumi

725 0

Kivi i ëmbël dhe plot lëng mund të mos jetë gjithnjë praktik për ruajtje afatgjatë apo për konsum të thjeshtë dhe të menjëhershëm por kjo nuk do të thotë që këtë frut nuk mund ta përshtasni sipas nevojave tuaja.

Nëse ju pëlqen ky frut, atëherë merrni në konsideratë kivin e thatë si një alternativë e mirë plot vlera shëndetsore. Kivi i thatë përmban pak yndyrna dhe kalori por shumë minerale të shëndetshme dhe fibër.

Shpesh, kivi i thatë përmban shumë sheqerna të shtuar, ndaj konsumojeni vetëm nëse po ushqeheni me produkte me pak sheqer.

Karbohidratet dhe fibra

Konsumoni një racion me kivi të thatë dhe do të merrni prej tij 43 g karbohidrate. Plani juaj i ushqyerjes duhet të përfshijë 225 deri 325 g karbohidrate në ditë për të rritur nivelet e energjisë.

Në të njëjtin racion me kivi të thatë do të merrni 0.5 g fibër. Kivi, i thatë ose i freskët nuk është shumë bujar në fibër dhe jo në gjëndje të plotësojë nevojën ditore prej 25-38 gr fibër çdo ditë.

Mineralet

Kivi i thatë është një zgjidhje e mirë për të fuqizuar sasitë e hekurit dhe kalciumit në organizëm. Një racion i këtij fruti jep 4 përqind të dozës ditore të kalciumit, një mineral që është i nevojshëm për dendësinë dhe forcën e kockave.

Ngrënia e kivit rekomandohet për rritjen e numrit të antioksidantëve dhe parandalimin e inflamacionit rreth dhëmbëve. Një racion me kivi plotëson 3 përqind të dozës së rekomanduar të hekurit, një mineral i dobishëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Sheqernat

Përgatitja e kivit të thatë kërkon sheqer shtesë, ndaj ky frut përmban shumë sheqerna. Një racion përmban 23 gr sheqerna.

Një pjesë e tyre është natyrale që nuk dëmton shëndetin, por shtimi i dozave të sheqerit në ushqimet tuaja mund të sjellë një rritje të padëshiruar në peshë dhe prishje të dhëmbëve.

Kërkoni për kivi të thatë pa sheqer shtesë dhe shmangni konsumin e mbi 25-37 g sheqer në ditë.

Tharja e kivit në 7 hapa

Hapi 1

Zgjidhni fruta të pjekura duke i kontrolluar me dorë

Hapi 2

Lani dhe qëroni frutin. Hiqni lëkurën së bashku me pjesët e nxira të frutit.

Hapi 3

Prijeni kivin horizontalisht në feta të njëtrajtshme

Hapi 4

Përgatisni shurupin kremoz me ujë dhe sheqer në masën 1 me 2. Ngroheni shërbetin në një tenxhere të madhe deri sa sheqeri të shkrihet dhe masa të ziejë për një minutë.

Hapi 5

Përzieni një lugë çaji me kristale të limontozit për çdo litër shurup deri sa të shkrihet plotësisht.

Hapi 6

Zhytini fetat e kivit në shurupin e sheqerit me limontoz për 10 minuta, duke ulur temperaturën që të parandaloni nxirjen e tyre.

Hapi 7

Hiqini fetat nga shurupi me një lugë druri dhe lërini të thahen mbi letër gatimi për disa minuta./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.