NATYRAL – Qumështi i Vetëm i Fshatit Me Cilësinë dhe Sigurinë Për Qytetin

768 0

Sa të sigurtë janë konsumatorët shqiptarë për cilësinë e qumështit që përdorin?

Shëndeti sot nuk është ai që ka qenë më parë dhe përgjegjës për këtë janë produktet fallso dhe ato me përbërës të dëmshëm.

Nga një vëzhgim në tregun e brendshëm dallon me dhjetëra marka prodhimi. Nga shqiptaret tek boshnjaket, nga serbet tek maqedonaset, nga italianet tek bullgaret.

Natyrshëm të shkon mendja tek qumështi industrial. Cilësia e qumështit industrial duket se bën që shqiptarët të preferojnë qumështin e shitur në rrugë, apo siç njihet, qumështin e fshatarit, edhe pse në kushte aspak higjenike.

Shumë konsumatorë zgjedhin një njeri të besuar të cilit ia blejnë qumështin dhe preferojnë këtë mënyrë blerjeje në vend të qumështit të paketuar.

Por a mundet që konsumatorët të marrin qumështin e fshatarit me cilësinë dhe sigurinë e qytetarit?

Është gjithmonë koha për të përfituar qumështin e vërtetë të fshatit të paketuar dhe garantuar me standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Dhe nuk ka nevojë të blihet rrugëve.

Për tregun e Tiranës ka vërtet një zgjidhje ideale, qumështi i markës NATYRAL.

Natyral sjell fermën e parë organike të prodhimit të qumështit, markë kjo e regjistruar prej 11 vitesh.

Një produkt bio dhe organik i kontrolluar, produkt fshati i kaluar në filtra kontrolli, pasterizimi dhe paketimi.

Natyral është një nga fermat më të organizuara sipas formulës së kooperativës duke kontribuar në jetën e gjithë komunitetit dhe grupeve të fermerëve.

Ka bashkëpunim të ngushtë për jonxhën, misrin, silazhin me të gjithë komunitetin e fermerëve në Balldre të Lezhës.

Çdo hallkë e prodhimit është e çertifikuar nga standardi bio dhe organik.

Natyral së shpejti do të tregtohet në 60 pika të dedikuara në Tiranë.

Çfarë do të thotë të prodhosh një produkt organik me logon Natyral?

E para është rraca e lopës, quhet brun alpina me rendiment jo shumë të lartë, por me një cilësi të pakrahasueshme. Këto janë lopë zvicerane me gëzof gri dhe me peshë nga 500-750 kg.

Kjo rracë sjell një qumësht me vlera ushqimore të përkryera dhe qumështi i tregtuar vjen në treg vetëm nga këto lopë dhe nga asnjë tjetër. Kjo bëhet vetëm për të garantuar cilësinë maksimale për tregun kryesisht të Tiranës.

Lopët ushqehen vetëm me produkte natyrale rreptësisht të kontrolluara dhe nuk marrin asnjë trajtim me hormone ose antibiotikë për të rritur masën e lopës dhe për të influencuar në rritjen artificiale të prodhimit të qumështit.

Pika më e fortë e kooperativës së prodhimit të qumështit NATYRAL është përgatitja natyrale e bazës ushqimore për lopët.

Në Balldren ka sipërfaqe gjigande për ushqimin organik, pa pesticide dhe ky ushqim është i garantuar për një periudhë 12 mujore. Asnjë shtesë konservanti nuk bën pjesë tek ushqimi i lopëve.

Artur Dojaka, presidenti i kompanisë tregon se këto 11 Vite të markës NATYRAL, paraprihen nga tre breza eksperiencë në blegtorinë cilësore, perfeksionuar nga një përvojë profesionale në një kooperativë në Izrael të tipit kibutz aty ku puna është e të gjithëve dhe prona e asnjërit, por vetëm e komunitetit.

NATYRAL vetëm natyral

Presidenti Dojaka deklaron se qumështi NATYRAL nuk ka asnjë lloj shtese kimike, asnjë konservant, asnjë mikrobicid dhe ndaj bazohet në Tiranë që të sigurohet afërsia me tregun.

Pasterizimi i qumështit kryhet për 15 sekonda në temperaturën 72 gradë celsius.

Qumështi udhëton me transport krejtësisht cilësor dhe çdo milimetër i linjës së pasterizimit dhe paketimit vëzhgohet strikt nga një specialist gjerman Volfgang Nehring, përveç kontrolleve të imta që sigurojnë higjienë maksimale dhe sterilitet.

Çdo pjesë e linjës është ultramoderne që nga transporti, hyrja e qumështit dhe paketimi. Çdo proces është automatik dhe i garantuar.

NATYRAL së shpejti do të shërbejë me 60 pika shitje në të gjithë Tiranën, por gjendet jo vetëm në pikat aktuale Natyral por edhe në të gjithë rrjetet e supermarketeve, jo vetëm me qumështin cilësor, por edhe me djathin me 0% yndyrë./AgroWeb.org

Sa rëndësi ka përdorimi i një qumështi pa konservantë dhe i prodhuar nga një lopë të cilës nuk i injektohet asgjë?

Studimet më të mirënjohura botërore tregojnë se konservantët edhe pse janë domosdoshëm për të ruajtur sa më gjatë ushqimet nga prishja kanë efekt negativ në organizëm.

Konkretisht qumështi industrial i nënshtrohet një përpunimi të mirëfilltë me kimikate. Qumështi industrial trajtohet me tre përbërës – formalinë, peroksid hidrogjeni dhe detergjentë.

Formalina është një konservant që nuk e lejon qumështin të prishet, ndërkohë që studimet e shënjestrojnë këtë substancë si përgjegjëse për shtimin e rasteve të sëmundjeve tumorale dhe kancerogjene. Por edhe sëmundje të lëkure, të syve dhe mëlcisë.

Peroksidi i hidrogjenit i hidhet qumështit qe te mos lejojë zhvillimin e bakterieve te zhvillohen. Peroksidi sjell probleme të zemrës, të zorrës së trashë dhe jep probleme në tretjen e ushqimeve.

Detergjentët. Sa më i bardhë të jetë qumështi aq më i pastër është, apo jo? Jo, e keni gabim. Ky efekt mund të arrihet duke shtuar pastrues si detergjentet që sigurojnë bardhësinë perfekte dhe trashësinë e duhur çka josh konsumatorët.

Detergjentë sjellin probleme serioze me shëndetin, të përqendruara në aparatin tretës dhe në mëlçi./AgroWeb.org