Rusia Kërcënon Me Pushim Nga Puna Zyrtarët Rusë Që Duan Pushime në Shqipëri

219 0

Nëpunësit e administratës ruse do ta kenë të ndaluar që të vizitojnë vendin tonë, Shqipërinë, gjatë këtij sezoni turistik.

Lajmin e ka raportuar ditën e sotme një prej portaleve më të rëndësishme turistikë në Federatën Ruse, e quajtur “TourDom” ose “Shtëpia e e Tureve” (tourdom.ru).

Zyrtarisht, një vendim i tillë është justifikuar me faktin që vendi ynë, në bashkëpunim me vendet e tjera të BE-së dhe me vendet anëtare të NATO-s, ka shpallur sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Pavarësisht kësaj, masa e marrë nga Moska zyrtare nuk ka shënjestruar njësoj të gjitha vendet e BE-së dhe të NATO-s të cilat i janë bashkuar sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë, duke goditur në mënyrë selektive Shqipërinë, provë kjo e qartë për fushatën anti-shqiptare të sponsorizuar nga Kremlini.

Zyrtarët dhe parlamentarët janë të ftuar të braktisin udhëtimet turistike në vendet që kanë u janë bashkuar sanksioneve kundër Federatës ruse.

Portali turistik i Federatës Ruse deklaron se shumë nëpunës civilë rusë tashmë planifikojnë pushimet verore, duke përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit ndaj është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara.

Deklarata e përfaqësuesit të  Dumës Ruse (Parlamenti i Federatës Ruse)

“Zyrtarët duhet të jenë një model për sjelljen e të gjithë qytetarëve, si në jetën profesionale ashtu edhe atë personale.

Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vendet që vendosin sanksione kundër Rusisë.

Ne shtojmë se aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia”.

Në nismën propagandistike të Federatës Ruse gjithashtu propozohet që zyrtarët e shtetit rus të cilët vendosin të udhëtojnë për pushime në vendet e mësipërme ku përfshihet Shqipëria, të shkarkohen nga puna.

Por propaganda antishqiptare e Rusisë nuk ndalet me kaq. Një ditë më parë, makineria e propagandës zyrtare të Kremlinit, “Russia Today” publikoi një shkrim krejtësisht negativ duke nxirë realitetin shqiptar.

Burimi i lajmit – Shqiptarja.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.